Maqedoni e Veriut, Administrativja hedh poshtë ankesën e Frontit Evropian
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve solli vendimin për mbylljen e procesit zgjedhor, një ditë pasi Gjykata Administrative hodhi poshtë ankesën e Frontit Evropian për vendimin e KSHZ-së rreth rivotimit në Llërcë të Zhelinës.

Ankesa kishte të bënte me parregullsi zgjedhore, por KSHZ-ja e kishte hedhur poshtë.

Rivotimi në Llërcë i solli një deputet më shumë VLEN-it, gjegjësisht një më pak Frontit Evropian në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

Në këtë njësi, Fronti dhe VLEN kanë numër të njëjtë deputetësh, nga tetë, VMRO-ja ka tre dhe LSDM-ja një. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024