Maqedonci tregon arsyet e shkëputjes së kontratës për furnizim me ushqim të FSK-së
Lexohet për: 2 min.
maqedonciiiiiiiii-061024
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë panelit për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të VV-së, ka folur mbi arsyet e shkëputjes së kontratës për furnizim me ushqim të pjesëtarëve të FSK-së.

Ai ka thënë se do të ketë një siguri në furnizimin e njësive të FSK-së me ushqim, në mënyrë që të mos ketë varësi nga operatorët.

“Njëra ndër qëllimet kryesore që ka qenë edhe i vendosur në programin e LVV-së, ka qenë që të krijohet sa më shumë vetë qëndrueshmëri në ushtri dhe vetë qëndrueshmëria në ushqim është bazike për funksionin dhe personalitetin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përmes këtij koncepti, ne përveç që do të kursejmë para, do të kemi një siguri në aspektin e furnizimit të njësiteve tona me ushqim dhe do të kemi një mos varësi për elementet bazike nga operatorët, që nuk do të ishte thjesht në gjendjen normale, por nuk mund të planifikohet që të bëhet kur kemi operacione dhe luftime”, ka thënë Maqedonci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025