Maqedonci takon senatorët amerikanë: Dialogu, zgjidhja më e mirë për raportet Kosovë-Serbi
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci ka takuar sot grupin e senatorëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen nga New Hampshire, Petter Welch nga Vermont dhe Mike Rounds nga Dakota e Jugut.

Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit të vendit tonë, si dhe falënderoi senatorët për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës.

Maqedonci takohet me homologë nga Lituania e Estonia, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje - KosovaPress

Ndër temat e diskutuara ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri, pas ngjarjeve të sulmit terrorist të datës 24 shtator në Banjskë, me ç’rast ministri Maqedonci informoi senatorët edhe mbi të gjeturat e dala pas sulmit.

“Me pas shpreha qëndrimin e Kosovës se zgjidhja politike përmes dialogut është opsioni më i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksova se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të kërkuar përgjegjësi nga akterët destabilizues në rajon”, ka shkruar Maqedonci në një postim në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024