Maqedonci në Berlin, diskutohet avancimi i bashkëpunimit me Gjermaninë në mbrojtje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Maqedonci në Berlin, diskutohet avancimi i bashkëpunimit me Gjermaninë në mbrojtje
Maqedonci1234
22/04/2026 - 15:31
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, u takua me sekretarin parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid.

Në fokus të takimit ishte avancimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. U vlerësua gjithashtu roli i Gjermanisë në kuadër të misionit të KFOR-it.

U  diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe realizimin e programeve të përbashkëta të trajnimit.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin tonë për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin sipas standardeve të NATO-s dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha ministri Maqedonci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026