Maqedonci-Gudjev diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Lexohet për: 1 min.
Maqedonci
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë Hristo Gudjev, me të cilin ka biseduar mbi situatën e sigurisë në vend dhe thellimin e bashkëpunimit me Bullgarinë në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, e cila do t’i kontribuojë stabilitetit dhe paqes përkrah partnerëve strategjikë, ku në mesin e shteteve aleate është edhe Bullgaria.

Ndërsa, ambasadori Gudjev shprehu gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se Kosova ka pasur gjithmonë përkrahjen e Bullgarisë duke shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it, por që dhe si misione diplomatike përkrahin integrimin e Kosovës në organizatat euro-atlantike.

FSK – EUCOM diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit reciprok - KosovaPress

FSK e gatshme për mbrojtjen e vendit, partnerët ndërkombëtarë mbështesin ushtrinë - KosovaPress

Maqedonci vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, njihet me mbarëvajtjen e rekrutimeve të reja - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025