Një 19-vjeçar ndërroi jetë sot në Suharekë si pasojë e lëndimeve që mori nga arma e zjarrit, me të cilën manipuloi.
Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se vdekjen e viktimës e konstatoi mjeku kujdestar në Prizren.“Me datë 11 .05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’, ne banesën e tije ne ndërtesën e “Euro Ing është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004), ne banesën e tij, gjate manipulimit me arme zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar Lëndime trupore te natyrës se rende. Viktima nga ana ekipit te Urgjencës është transportuar për ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij.”, bëri të ditur Gashi.
Ai tregoi se në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një gëzhojë.