Trajneri i ekipit U-21 i Manchester United Adam Lawrence, ka shprehur entuziazëm për progresin e talentit 18-vjeçar Shea Lacey, i cili tashmë konsiderohet pothuajse pjesë e përhershme e ekipit të parë.
Lacey bëri debutimin e tij me ekipin e parë në humbjen 2-1 ndaj Aston Villa në muajin dhjetor, pasi ishte lënë katër herë më parë në stol pa u aktivizuar. Ai u aktivizua gjithashtu gjatë periudhës së shkurtër kur trajner i përkohshëm ishte Darren Fletcher, duke tërhequr vëmendje me paraqitjen ndaj Burnley, por më pas u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e Kupës FA kundër Brighton.
Stafi teknik i klubit beson se kartoni i kuq, për të cilin lojtari kërkoi falje publikisht, ka qenë një mësim i rëndësishëm në zhvillimin e tij.
“Lacey është një rast unik. Ai ka nivel teknik elitar dhe mund të bëjë gjëra me topin që janë të denja për ekipin e parë. Por fizikisht është zhvilluar më vonë, ndaj kërkon kohë dhe durim” – tha Lawrence.Ndeshjen e ardhshme Manchester United e luan kundër Leeds, nga ora 21:00.
KosovaPress