Manchester City-Wolverhampton, formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Wolverhamptonit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 36 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të kampionatit anglez, City e mposhti 2:0 skuadrën e Nottingham, kurse Wolves fitoi 2:1 kundër Lutonit, raporton KosovaPress.
Momentalisht, City zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 79 pikëve, katër sosh më pak se lideri i tabelës, Arsenali, i cili ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Në anën tjetër, Wolves renditet në vendin e 11 me 46 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, City ka të gjithë skuadrën e kompletuar, kurse te Wolves mungojnë Chiwome dhe Dawson.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-1-4-1): Ederson; Gvardiol, Ake, Akanji, Walker; Rodri; Foden, Kovacic, De Bruyne, Silva; Haaland
Wolverhampton (3-5-1-1): Sa; Ait-Nouri, Kilman, Toti; Semedo, Gomes, Lemina, Traore, Bueno; Cunha; Hwang