Malishevë i “trajton” kafshët kundër rriqrave që të mos rrezikohen njerëzit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Malishevë i “trajton” kafshët kundër rriqrave që të mos rrezikohen njerëzit
lopet malisheve
26/03/2026 - 18:06
Linku u kopjua

Malisheva e ka nisur betejën e re në luftën kundër rriqrave.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në këtë komunë, Sylë Dukolli, ka vizituar nga afër, të entjen, trajtimin që po u bëhet kafshëve me preparate kundër rriqrave, në fshatin Senik, si një nga masat kryesore parandaluese në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime-Kongo (EHKK).

Sipas tij, rriqrat që bartin virusin e EHKK-së mund të kalojnë nga kafshët tek njerëzit, duke paraqitur rrezik serioz për jetën.

“Komuna e Malishevës e mirëpret trajtimin e kafshëve kundër rriqrave si masën më efektive në parandalimin e EHKK-së. Njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë fermerëve të komunës që të bashkëpunojnë me operatorin në terren, në mënyrë që ky proces me rëndësi të veçantë të realizohet sa më mirë”, ka thënë Dukolli, sipas një njoftimi për medie të komunës së Malishevës, përcjellë KosovaPress.

Ai bëri të ditur se ky proces po realizohet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ndërsa gjatë këtij viti janë planifikuar katër faza të trajtimit.

“Sot është viti i dytë me radhë që realizohet trajtimi i kafshëve. Për këtë vit po zhvillohet faza e parë, ndërsa kjo masë konsiderohet më efektivja në parandalimin e përhapjes së EHKK-së dhe është pjesë e strategjisë nacionale për luftimin e kësaj sëmundjeje”, shtoi ai.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve që të jenë bashkëpunues gjatë këtij procesi, në mënyrë që të parandalohet përhapja e kësaj sëmundjeje potencialisht vdekjeprurëse edhe për njerëzit. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026