Pavarësisht të reshurave të pandërprera, në territorin e komunës së Malishevës, situata është e qetë dhe stabile, pasi nuk janë regjistruar vërshime dhe as dëme. Situata është monitoruar në vazhdimësi nga ana e ekipeve përgjegjëse komunale dhe të sigurisë, dhe kjo situatë vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet.
Gjatë gjithë ditës së djeshme, gjatë natës dhe në mëngjesin e sotshëm, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me ekipet të saj, ka qenë dhe është në terren në monitorim të situatës.
Po ashtu investimet dhe intervenimet konkrete për shkarkimin e ujërave atmosferik në rrugën “Ibrahim Mazreku”, pastrimi nga mbeturinat i gypave shkarkues dhe pastrimi në disa pjesë në lumin Mirusha, kanë ndikuar në evitimin e vërshimeve.
Sipas drejtorit Shala, të gjitha shërbimet janë duke u zhvilluar normalisht dhe pa probleme, përfshi shërbimet shëndetësore, zhvillimi i procesit mësimor, transporti, furnizimi me ujë dhe grumbullimi i mbeturinave.