Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës. Avokati i Zoran Llazoviq, Zoran Piperoviq, ka thënë shkurtimisht për portalin e Malit të Zi, RTCG se pret që Departamenti Special i Policisë (SPO) të fillojë kontrollin e shtëpisë së tij në Podgoricë. Llazoviq ishte një zyrtar i shquar i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB). Ai e kaloi jetën e tij të punës në polici dhe një nga skandalet më të mëdha ishte ardhja e tij në dasmën e Safet Kaliqit, i akuzuar për krim të organizuar, në vitin 2001.

Deri në mars të vitit 2021 ka qenë shef i Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë. Para dy vjetësh është arrestuar djali i tij Petar Llazoviq, ndaj të cilit SDT ka ngritur disa aktakuza, duke e akuzuar për krime të rënda, veçanërisht lidhje me “klanin Kavak”. Milivoje Kantiq u zgjodh kryeprokuror special për herë të parë në mesin e vitit 2015 dhe u rizgjodh në vitin 2020. U shkarkua në vitin 2022. Ai u karakterizua veçanërisht nga akuzat për redaktim dhe fabrikim të provave në rastin e njohur si "grusht shteti". Ai gjithashtu u akuzua për krime gjatë rrethimit të Dubrovnikut, të cilat ai i mohoi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024