Maja e Vajushës, destinacion joshës për të apasionuarit e natyrës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Maja e Vajushës, destinacion joshës për të apasionuarit e natyrës
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe të Shqipërisë është një nga bukuritë e rralla të natyrës së Kelmendit dhe një prej “perlave” të Alpeve Shqiptare.

Shtimi i bujtinave dhe rruga tashmë e rregulluar e bëjnë të lehtë mbërritjen e të gjithë atyre të pasionuarve pas natyrës dhe sporteve dimërore.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje të kësaj maje.

“Pamje të veçanta nga Maja e Vajushës në Malësinë e Madhe”, u shpreh Rama.

Nuk janë të paktë turistët e huaj por edhe dashamirë vendas të natyrës dhe ngjitjeve malore që zbulojnë magjinë e vjeshtës në majën e Vajushës në Lëpushë.

Kjo pikë e Alpeve Shqiptare është një nga më të bukurat e saj./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024