Magjistari Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët italian
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Granit Xhaka po kalon nëpër momentet më të mira të karrierës së tij, sikurse te Bayer Leverkuseni ashtu edhe te Kombëtarja e Zvicrës.

Xhaka tregoi një tjetër paraqitje mbresëlënëse në mesfushë në Euro 2024, kësaj radhe sonte kundër Italisë, raporton KosovaPress.

Vetëm në pjesën e parë, Xhaka kompletoi më shumë pasime në fazën finale (22) se i gjithë ekipi i Italisë i kombinuar (gjithsej 21 sosh).

Ndërkaq, statistikat e tij gjatë gjithë ndeshjes janë fantastike.

Ndeshja e plotë e Granit Xhakës me statistika kundër Italisë:

101 prekje

100% duele ajrore të fituara

94/98 pasimet e kompletuara

16 hyrje në fazën e fundit të sulmit (shumica)

4 herë posedimin e fituar të topit

3 raste të krijuara (më së shumti)

1 pastrim

1 faull i fituar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024