“Made in Kosova”, produktet kosovare fitojnë njohje ndërkombëtare për origjinën e tyre
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Made in Kosova”, produktet kosovare fitojnë njohje ndërkombëtare për origjinën e tyre
made-in-kosova
Foto Ilustruese
02/06/2026 - 17:11
Linku u kopjua

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) bën të ditur se është akredituar zyrtarisht në Paris nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me vlefshmëri ndërkombëtare.

Sipas OEK-ut, certifikata e origjinës “Made in Kosova” tashmë gëzon njohje globale, duke u konsideruar një arritje e rëndësishme për bizneset dhe prodhuesit vendorë.

Nga kjo organizatë vlerësohet se akreditimi përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e eksporteve të Kosovës, rritjen e besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, digjitalizimin e shërbimeve tregtare dhe ofrimin e mbështetjes më të madhe për eksportuesit dhe prodhuesit.

“Produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Ky zhvillim pritet të lehtësojë proceset tregtare për kompanitë vendore dhe të kontribuojë në rritjen e pranisë së produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026