Macron shprehet "plotësisht i gatshëm" për të njohur shtetin palestinez, por në "momentin e duhur"
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të martën se ai është "plotësisht i gatshëm" të njohë shtetësinë palestineze, por duhet të jetë në një "moment të duhur".

“Nuk ka tabu për Francën dhe unë jam plotësisht i gatshëm të njoh shtetin palestinez… Mendoj se kjo njohje duhet të jetë në një moment të duhur”, tha Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Gjermani.

Ai theksoi nevojën që një proces politik të japë një "rezultat të dobishëm".

Macron u zotua se nuk ka standarde të dyfishta në lidhje me civilët që vuajnë nga konfliktet në pjesë të ndryshme të botës.

Ai e përshkroi situatën në Rafah si "të tmerrshme" dhe shtoi: "Operacionet duhet të ndalojnë në Rafah".

Macron përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por vuri në dukje se kjo duhet bërë duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare.

Ai, megjithatë, tha se nuk ka vend të sigurt për civilët palestinezë.

“Ne mbështesim kërkesën algjeriane për të mbajtur një takim urgjent (në OKB) dhe ne punojmë me Algjerinë dhe të gjithë partnerët tanë në Këshillin e Sigurimit për një rezolutë të përbashkët që do t'i përgjigjet (jo vetëm) urgjencës humanitare në terren por gjithashtu jep përgjigje në lidhje me armëpushim dhe jep një mandat të qartë të OKB-së për Gazën, "shpjegoi Macron.

Ai theksoi se Franca është gjithashtu e gatshme të punojë për një zgjidhje paqësore dhe tha se “veprimi më i dobishëm tani është të arrihet një armëpushim”.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga 7 tetori, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Afro 36,100 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 81,000 të tjerë janë plagosur.

Izraeli akuzohet për "gjenocid" në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Aviv-in të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024