Macron kërkon progres në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili është i një rëndësie kyçe për Ballkanin Perëndimor.

Ai në një konferencë për media sonte në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë për afrimin e Kosovës dhe Serbisë me Bashkimin Evropian.

Presidenti i Francës ka theksuar se janë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, teksa ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Franca do të vazhdojë të monitorojë me kujdes kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe në këtë kontekst ne jemi veçanërisht të përkushtuar për formimin asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por mesazhi im sot është mbi të gjitha një mesazh vendosmërie dhe besimi - ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e investuara në ndërmjetësimin evropian për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Macron.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024