Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë së bashku me partnerët.
“Me mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.
Kësaj liste i prinë Albin Kurti si kandidat për kryeministër, pasuar nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla Shwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Mehmeti Selimi, të cilët përbëjnë 10-shen e parë.
Në listën e LVV-së janë futur edhe disa figura të reja, ndërsa mbyllet me Salih Zybën me numër 110.
Në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, LVV ka fituari 51 % të votave.
Pasi Kuvendi dështoi ta zgjidhte presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, vendi shkoi sërish në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
/Kosovapress/