Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve dhe në kërkim-shpëtim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve dhe në kërkim-shpëtim
haxhiu12345
26/07/2026 - 17:17
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, tha Haxhiu, sipas njoftimit nga presidenca.

Ndërkohë, vazhdojnë zjarret në Francë dhe Spanjë dhe raportohet se era e fortë përhap flakët, ndërsa deri tani janë rreth 300 mijë të evakuuar.

Forcat e armatosura të Francës janë thirrur për të ndihmuar brigadat e zjarrfikësve të mbingarkuara, ku nga e shtua u përfshi edhe një avion transporti ushtarak, më i madhi në flotën e Francës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026