Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është shprehur optimist se do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
"Pjesëmarrja e Kosovës në këtë proces ka kohë qe shumica parlamentare por i gjithë delegacioni janë në përgatitje. Pjesëmarrja e Kosovës në lëtë proces pasohet në vlera. Është e rëndësishme qe Serbia mos të ketë veto për të ardhmen e Kosovës. Kosova i ka plotësuar kushtet dhe besojmë që me datën 17 do të votohet që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës", theksoi ai.
Ndërkaq, ai nuk ka treguar se sa është numri i deputetëve që janë pro Kodit Civil dhe se janë duke punuar për të siguruar konsensusin e përgjithshëm.
"Ky projektligj ka ardhur nga MD si reflektim i kritereve kushtetuese. Shumica parlamentare është duke punuar për të siguruar konsensusin e grupit parlamentar", u shpreh ai.