LVV kërkon miratimin e Projektligjit për Byronë, opozita e quan të pamundur
Tema
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Pushteti e opozita kanë qëndrime të ndara sa i përket projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Lëvizja Vetëvendosje konsideron se nuk ka asnjë arsye që ky projektligj të mos përkrahet nga partitë opozitare. Ndërkaq, PDK e LDK thonë se pushteti po e shfrytëzon për lojë politike e fushatë elektorale, për çka kërkojnë sërish interpretimin e Komisionit të Venecias. Po ashtu, konsiderojnë se çdo nismë që vjen tani e tutje në parlament, e ka proceduralisht të pamundur të miratohet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë për KosovaPress se ky projektligj ka qenë gjithmonë një nga prioritetet e qeverisë.

Sipas tij, pasuria e zyrtarëve të lartë shtetërorë duhet të verifikohet, për çka konsideron se nuk ka arsye që të mos ndodhë miratimi i këtij projektligji.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj konsideron se veprimet e partisë në pushtet janë kryesisht për fushatë elektorale.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se drafti i ri duhet të dërgohet sërish për interpretim në Komisionin e Venecias.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa konsideron se është e pamundur teknikisht që të procedohet ky projektligj në këtë legjislaturë.

Javën e kaluar, ekzekutivi ka miratuar projektligjin e ri për byronë, ku sipas ekzekutivit, janë adresuar vetëm katër nenet që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024