Lushaku-Sadriu për Kurtin: Po prodhon kriza për të qeverisur pa mbikëqyrje
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Lushaku-Sadriu për Kurtin: Po prodhon kriza për të qeverisur pa mbikëqyrje
Foto Arkiv
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar ato si tregues të një tendence për krizë politike dhe kontroll institucional.
Ajo para seancës tha se Kurti është kryeministër dëshiron të prodhojë më shumë kriza për të qeverisur i pambikëqyrur.
“Krejt kjo dinamikë e shpjegon që ne jemi duke shkuar në zgjedhje, por jemi duke shkuar në zgjedhje sepse partia më e madhe nuk po prodhon një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Është partia më e madhe që ka numrin më të madh të deputetëve dhe që në bazë të kushtetutës i takon përgjegjësia më e madhe për ta zgjedhur presidentin. Dhe vërtet është fatkeqësi; një është për shkak se është tepër fatkeqësi kur qytetarët e shohin si potencial për të qeverisur, ia besojnë dikujt me një masë aq të madhe, dhe në anën tjetër nuk kemi as qeverisje të mirë e as zgjidhje të problemeve kyçe. Por në zëvendësim të kësaj, Vetëvendosje po na jep një krizë të re politike ku qytetarët do të lihen të vetëm, e ai do të qeverisë kryeministri do të qeverisë i pambikëqyrur. Domethënë tipike për një sistem autoritar ku një kryeministër dëshiron të prodhojë më shumë kriza për të qeverisur i pambikëqyrur. Dhe vërtet kjo është shqetësuese.”, tha ajo.
Ajo theksoi se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja për shkak të mungesës së një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit, për çka fajësoi partinë më të madhe në vend. Sipas saj, përgjegjësia për këtë proces bie mbi shumicën parlamentare, e cila, sipas Kushtetutës, ka barrën kryesore për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Lushaku-Sadriu e cilësoi situatën si shqetësuese, duke shtuar se qytetarët kanë dhënë besim të madh për qeverisje, por nuk po shohin zgjidhje për problemet kryesore. Në vend të kësaj, ajo tha se po krijohet një krizë e re politike që mund të rezultojë me një qeverisje pa mbikëqyrje të mjaftueshme.
Ajo ngriti shqetësime edhe për proceset e emërimeve në institucione të pavarura, duke përmendur Agjencinë për Akreditim të Institucioneve të Arsimit të Lartë, për të cilën tha se bordi është miratuar me procedura të përshpejtuara dhe me kandidatë të paverifikuar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.