Lushaku - Sadriu: Kjo qeveri një tender për pasaporta s’dinë me menaxhu
Lexohet për: 1 min.
329411594_609476330702804_6021970518382602762_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), po e sheh si problem impelemtimin e tij nga institucionet e Kosovës zyrtarja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu.

Ajo në Politiko tha se sistemi ETIAS nuk vlen vetëm për Kosovën, po për të gjitha shtetet e BE-së që e aplikojnë Shengenin.

Lushaku hodhi dyshime për menaxhimin e këtij sistemi nga ana kosovare, shkruan Gazeta10.

“ETIAS është sistem i regjistrimit i bazës së të dhënave, por Kosova është larg për me instalu dhe apliku këtë sistem. Kur nuk mujmë me menaxhu një prokurorim për pasaportë se di qysh kemi me menaxhu ETIAS-in.”, deklaroi Lushaku.

Ajo ka përmendur edhe kriteret tjera që Kosova duhet t’i plotësojë për të arritur zbatimin final të liberalizimit të vizave.

“Nuk po them që shtyhet. Por, që është një obligim shumë i madh që kërkon seriozitet. Nëse kjo qeveri nuk di me menaxhu një tender me pasaporta, se di qysh ka me menaxhu krejt implementimin e marrëveshjes, se aty s’është vetëm një, por edhe 99 tjera.”, shtoi Lushaku. /Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024