Lushaku: Ftesa e Kurtit për kundërkandidate për t’ia mundësuar kandidates së LVV-së për t’u zgjedhur presidente
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Lushaku: Ftesa e Kurtit për kundërkandidate për t’ia mundësuar kandidates së LVV-së për t’u zgjedhur presidente
Lidhja Demokratike e Kosovës ofertën e fundit të Albin Kurtit e konsideron si ftesa ishte për t’ia bërë një kundërkandidate Feride Rushitit që ajo të zgjidhet presidente.
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se 15 nënshkrimet e kësaj partie shkojnë për kandidatin e tyre, por jo si kandidat i dytë.
“Ajo që kemi dilemë është që ftesa ishte për ta bërë një kundër kandidate të dytë dhe me ia mundësua kandidates së LVV për tu zgjedhur presidente e Kosovës. Çka jemi duke bërë me ia dhënë votat një kryeministri për me kap krejt shtetin e Kosovës a, krejt institucionet nuk ia ka dhënë populli s’mundemi me ia dhënë...15 nënshkrimet tona shkojnë për kandidatin ose kandidaten që LDK mund ta kandidoj por jo si kandidate të dytë qysh po thotë“, theksoi ajo.
Sipas saj, veprimet e partisë në pushtet janë drama në momente të fundit për të krijuar përshtypje se ende ka hapësirë për t’u zgjidhur çështja e presidentit.
“Katër muaj ka pas kohë, këto janë drama të momentit të fundit për krijuar përshtypje që ka ende hapësirë nuke di që edhe ju besoni që shteti jonë dhe kjo çështje aq pak e rëndësishme sa të mos kishim investuar shumë më herët për të gjendur zgjedhjet më të mira”, tha ajo.
Deputetja e LDK-së kur kanë mbetur edhe tri orë afat kushtetues për t’u zgjedhur presidenti i vendit deklaroi para gazetarëve se sonte po zhvillohen disa monologë nga partia që ka 51% .
“Sonte po zhvillohen disa komunikime monologje të një partie që ka 51% e cila për 4 muaj rresht duke e ditur që zgjedhje e presidentit vjen në muajin mars e prill e nuk ka zhvilluar bisedime dhe nuk ka gjetur zgjidhje për ta pasur ne sonte presidentin. Në vend të kësaj kemi parë një shou një partiak të cilin e ka realizuar kryeministri dhe kryetari i LVV me qëllim e vetëm për ta quar vendin në zgjedhje. Ai i di arsyet më mirë se çdo kush tjetër se pse e ka bërë këtë, por e ka bërë e kemi parë të gjithë“, tha ajo./B. Ibishi/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.