Lukaku përfshihet direkt në bisedimet mes Chelseat dhe Interit
Lexohet për: 2 min.
Lukaku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Interi dhe po vazhdon të luajë një rol vendimtar në negociatat me Chelsean.

E ardhmja e 30-vjeçarit aktualisht është shumë e pa qartë, pasi është rikthyer te “Blutë” pas përfundimit të periudhës së huazimit te gjiganti italian.

Lukaku nuk ka dëshirë të luajë përsëri për Chelsean dhe po stërvitet individualisht  në Sardenjë të Italisë, ndërsa pret që të arrihet një marrëveshje. Ai gjithashtu ka marrë një ofertë serioze nga Arabia Saudite dhe ka tërhequr vëmendjen e Juventusit .

“La Gazetxta dello Sport” raporton se Lukaku dhe avokati i tij Sebastian Ledure kontaktuan zyrtarisht dje me Chelsean dhe janë gati për të nisur fazën e dytë të negociatave, përcjellë KosovaPress.

“Blutë” duan të paktën 45 milionë euro për sulmuesin belg dhe oferta e parë e Interit ishte rreth 30 milionë, por kjo ofertë pritet të përmdirësohet ditëve në vijim.

“Nerazzurrët” duan t'i mbyllin gjërat së shpejti, të etur për të pasur Lukakun në kohë për kampin stërvitor parasezonal dhe të vetëdijshëm për konkurrencën në rritje për nënshkrimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025