Luis Diaz ndez Allianz Arenën në minutën e 89-të
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Luis Diaz ndez Allianz Arenën në minutën e 89-të
New Project (100)
15/04/2026 - 22:52
Linku u kopjua

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, kolumbiani Luis Diaz ka realizuar një gol spektakolar në minutën e 89-të për të rikthyer avantazhin e Bayern Munich.

Pas një kontrolli perfekt të topit në hyrje të zonës, Diaz lëshoi një goditje të harkuar "trademark", duke e dërguar topin pikërisht pranë shtyllës së djathtë.

Ky gol i minutave të fundit e dërgon rezultatin e ndeshjes në 3-3 dhe rikthen epërsinë e bavarezëve në agregat: 5-4

"Allianz Arena" ka shpërthyer në festë, pasi ky realizim i Diaz mund të jetë goli që vulos kualifikimin e Bayernit në gjysmëfinale, duke lënë Real Madridin me shumë pak kohë në dispozicion për të reaguar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026