"Luftimi i korrupsionit do ta sjellë Kosovën më afër BE-së"
Lexohet për: 3 min.
java-kunder-korrupsionit-081223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Luftimi i korrupsionit do ta sjell Kosovën më afër Bashkimit Evropian (BE), kështu u tha në tryezën e rrumbullakët me temën “Ndikimi i korrupsionit në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian” që u mbajt në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit.

Po ashtu në këtë tryezë u tha se Kosova ka shënuar progres të kufizuar në luftën të kundër korrupsionit, institucionet duhet të rrisin transparencën që qytetarët të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe shpenzohet paraja publike.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli u shpreh se ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin në BE është i dukshëm dhe i drejtpërdrejt. Sipas saj, është thelbësore që institucionet të rrisin transparencën, që qytetarët të kenë qasje të hapur në informacione mbi mënyrën se si merren vendimet dhe shpenzohet paraja publike.

Ndërsa, shtoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi, dhe sipas saj Kosova duhet të punojë ngushtë me BE, ShBA-të dhe organizatat ndërkombëtare për të ndarë praktikat më të mira kundër luftimit të korrupsionit.

Edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbe tha se luftimi i korrupsionit do të sjell Kosovën më afër Bashkimit Evropian, për çfarë tha se institucionet duhet të punojnë në këtë drejtim.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj u shpreh se ky institucion është duke punuar në këtë drejtim, derisa shtoi se kanë shënuar progres dhe janë në trend pozitiv në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Ndërkaq, Burbuqe Kastrati nga Lëvizja Fol derisa ka prezantuar një hulumtim të bërë me qytetarë në këtë fushë, e cila tha se sipas disa përgjigjeve të qytetarëve, ekonomia dhe drejtësia shihen si dy fusha ku Kosova qëndron më së largu në raport me shtetet anëtare.

Kastrati po ashtu u shpreh se nga të gjeturat e hulumtimit që kanë zhvilluar me qytetarë në 38 komuna, disa nga sfidat që mendojnë qytetarët që ndikojnë në rrugën e Kosovës në BE, janë mosnjohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së, mosnormalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe se BE nuk është e interesuar mjaftueshëm që Kosova të bëhet anëtare e saj./E. Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024