Luftimet në Sudan, evakuohen diplomatë dhe shtetas të huaj
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Disa vende kanë evakuuar diplomatët dhe qytetarët nga kryeqyteti i Sudanit derisa luftimet e ashpra vazhdojnë në Khartoum.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë njoftuar të dielën se kanë larguar diplomatët jashtë vendit.

Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë evakuuar diplomatë dhe shtetas të tjerë.

Një luftë e egër për pushtet midis ushtrisë së rregullt dhe një force të fuqishme paraushtarake ka çuar në dhunë në të gjithë Sudanin për më shumë se një javë, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Autoritetet amerikane kanë thënë se kanë transportuar më pak se 100 persona me tre helikopterë Chinook të dielën në mëngjes në një operacion "të shpejtë dhe të pastër".

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka arritur të largonte diplomatët britanikë dhe familjet e tyre jashtë vendit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar se një aeroplan kishte mbërritur në Djibouti me qytetarë francezë dhe të tjerë të dielën, ndërsa një tjetër evakuim është bërë të hënën, duke e çuar numrin e njerëzve të evakuuar deri më tani në 388, tha qeveria e saj.

Një pjesë e vogël qytetarësh holandezë janë larguar nga Khartoum me aeroplanin francez, ndërsa një tjetër me njerëz nga Holanda në bord është larguar sot herët në mëngjes.

Ushtria gjermane ka thënë se i pari nga tre avionët ishte nisur nga Sudani, me destinacion Jordaninë, me 101 persona në bord.

Italia dhe Spanja kanë evakuuar qytetarët - misioni spanjoll ka përfshirë shtetas nga Argjentina, Kolumbia, Irlanda, Portugalia, Polonia, Meksika, Venezuela dhe Sudani.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij kishte evakuuar stafin e saj diplomatic.

Turqia ka filluar përpjekjet e evakuimit me rrugë nga qyteti jugor Wad Medani të dielën, por planet nga një vend në Khartoum janë shtyrë pas një "shpërthimi" aty pranë.

Vende të tjera kanë evakuuan me sukses njerëz të shtunën. Më shumë se 150 persona, kryesisht qytetarë të vendeve të Gjirit, si dhe Egjiptit, Pakistanit dhe Kanadasë janë evakuuar nga deti në portin e Arabisë Saudite të Jeddah.

Si pasojë e luftës për pushtet kanë ndodhur bombardime në kryeqytet, ku qindar persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024