Lufta ruso-ukrainase ka thelluar hendekun në mes të lindjes dhe perendimit më shumë se në kohën e luftës së ftohët
Lexohet për: 14 min.
ramadan_avdiu
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nga fundi i vitit të kaluar ishte evidente se forcat e ushtrisë ruse, të përqëndruara rreth kufirit me Ukrainën, vetëm prisnin urdhërin për të filluar marshimin e tyre për pushtimin e paprovokuar të një shteti të pavarur dhe Sovran.... Rusia gjegjësisht Putini kishte llogaritur se ushtrisë ruse që konsiderohej si një prej më të fuqishmeve në botë, nuk do t’i duhet shumë angazhim dhe kohë ta pushtojë Ukrainën dhe të marshojë drejt kryeqytetit të saj Kijev.

Kështu më 24 shkurt, urdhëroi sulmin mbi Ukrainën nga 14 drejtime, madje një drejtim edhe nga territorri i Bjellorusisë... - Ndërhyrja thuajse e papenguar e ushtrisë ruse në Gjeorgji në vitin 2008, - Krijimi xhepave rusofile në Oseti dhe Abkazi, - Lehtësia e pushtimit të Krimesë dhe një pjese të regjionit Donbas më 2014;- Reagimi indulgjent i bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre pushtimeve; - Orientimi prorus i një pjese të popullsisë rusishtfolëse në regjionin Donbas, gjegjësisht në krahinat Donjetsk, e Luhansk;

- Mbajtja e gjendjes së luftës në këtë regjion që nga viti 2014;- Aksionet e brutale të ushtrisë ruse për të mbajtur në pushtet regjimin e Asadit në Siri;- Tërheqjet e ushtrisë amerikane nga Lindja e Mesme; - Varësia e konsiderueshme energjetike e vendeve të Evropës Perendimore nga resurset energjetike, dhe hidrokarburet ruse; - Mosuniteti i vendeve anëtare të BE, dhe mungesa e theksuar e lidershipit evropian; - Mosarritja e kontrollimit të Ukrainës përmes krijimit të një qeverie marionete proruse në Kijev;- Iluzioni se ukrainasit do ta mirëpresin pushtimin, ngase në mendjen e tyre, Putini dhe një pjsë e konsiderueshme e Rusisë, Ukrainën e kanë llogaritur si krijesë, madje edhe si pjesë të Rusisë;

Të gjithë këta faktorë kanë ndikuar që Ptuni dhe shpura e tij, atë që nuk kanë arritur përmes zgjedhjeve, ndërhyrjeve dhe bisedimeve në Ukrainë, ta arrijnë përmes intervenimit ushtarak, gjë që provokoi luftë të rreptë e cila rrezikon paqen dhe sigurinë globale. Duke shpresuar se shpejtë dhe lehtë do ta përmbyste Qeverinë dhe Presidentin e Ukrainës, përmes pushtimit të shpejtë, ngjashëm me pushtimet hitleriane Biltz Krig, Putini synonte ndër të tjera edhe të tmerrojë jo vetëm vendet përrreth Ukrainës, por edhe të gjitha vendet tjera evropiane dhe më gjërë. Planifikimi i Putinit dhe Kremlinit pushtues, ndër të tjera, ishte që menjëherë pas realizimit të siq thonë ata “operacionit special ushtarak në Ukrainë”, të destabilizojnë edhe disa vende dhe regjione të tjera përfshirë Ballkanin (përmes satelitëve të Rusisës, Serbisë dhe të ashtuquajturës Republika Srpska në Bosnje), në mënyrë që t’i krijojë vetes hapsirë manovrimi për realizimin e aspiratës së tij, për aneksimin e disa territoreve të shteteve rreth Rusisë dhe rritjen e influences ruse jo vetëm në ish republikat e BRSS-së, por edhe në vendet e ish bllokut të lindjes – Paktit të Varshavës.

Përveq kësaj intenca e Putinit dhe shtabit të tij luftënxitës është dhe mbetet që të zvogëlojë praninë ushtarake dhe ekonomike amerikane në Evropë. Putinit dhe shtabit të tij pushtues, lansimi i agresionit ndaj Ukrainës iu doli krejt ndryhshe nga ajo që kishin planifikuar. Rruga drejt Kievit për ushtrinë ruse, nuk ishte e shtruar me lule. Ata hasen në rezistencë të fuqishme të ushtrisë dhe popullit ukrainas. Intenca se do ta përmysin qeverinë dhe presidentin e Ukrainës për disa ditë, u doli llogari pa hanxhiun…Kur filluan të shfaqeshin imazhet e kolonës së ushtrisë ruse mbi 60 kilometra të gjatë që marshonte drejt Kijevit, bota u step. Shumica e komenteve të analistëve ishin se, është çështje orësh kur trupat ruse do të pushtojnë ktyeqytetin Kiev.

Por kështu nuk mendonin ukrainasit me presidentin Zelensky në krye. Sidomos një njësi e krijuar nga inxhinjerët dhe studentët e rinjë krijus e quajtur Aerorozvidka, e cila tashmë është njësi elite e forcave tokësore të Ukrainës e specializuar në zbulimin ajror dhe për luftë me dronë.Kjo njësi të cilën e përbëjnë 30 veta, me ndihmën e sistemit të komunikimit satelitor Starlink, është bërë makthi i ushtrisë ruse dhe i vetë Putinit. Operimet e saj ishin vendimtare për bllokimin e kolonës së gjatë të ushtrisë ruse të cilës i shkaktuan dëme të mëdha dhe e detyruan të tërhiqet pa arritur të futet në kryeqytet. Krijimi i mundësisë për të pasur qasje të shpejtë në internet përmes sistemit Starlink ka tërbuar edhe Kremlinin, të cilët reaguan duke thënë se ky sistem është paraparë të përdoret vetëm për nevoja civile, prandaj ata atakuan Starlinkun dhe pronarin e saj Elon Musk, i cili përmes satelitëve të tij po furnizon me internet Ukrainën edhe kur rusët ua paralizojnë rrjetin. Sipas gazetës The Guardian, 30 ukrainas ndaluan autokolonën ruse pranë Kievit.

Ata thuhet se kanë marrë pjesë në lëvizjen e revoltës në sheshin Maidan më 2014, dhe u paraqitën vullnetarë për të përdorur aftësitë e tyre teknike në rezistencë kundër pushtimit të Krimesë dhe Donbasit. Ky grup shkencëtarësh kompjuterikë aktivitetin e tij e filloi tetë vjet më parë dhe tani është bërë pjesë e rëndësishëme e rezistencës ushtarake të Ukrainës. Ushtarët e kësaj njësie janë të pajisur me syze për shikim në errësirë, pushkë me snajper, mina të cilat aktivizohen nga distanca, dronë të pajisur me kamera termike dhe pajisje të tjera fluturuese të cilat janë në gjendje të hedhin bomba me peshë deri në 1.5 kilogramë. Dronët e pajisur me kamera termike shumë vështirë detektohen në errësirë. Aerorozvidka përdor dronë për të monitoruar dhe koordinuar sulmet e artilerisë. Nga ana tjetër, njësia sulmon drejtpërdrejt edhe tanket dhe pozicionet ruse.

Operatorët me dronë fillimisht lidhen me bazën e të dhënave të Forcave të Armatosura të Ukrainës nëpërmjet sistemit Starlink. Kështu ata mund të përcaktojnë objektiva konkrete për t'i sulmuar më pas. “Ne godasim natën, kur rusët janë duke fjetur. Shënjestrojmë automjetet më të rënësishme në një kolonë.

Më pas i godasim me saktësi”, theksojnë ushtarët e kësaj njësie për gazetën The Guardian.Sot 48 ditë pas fillimit të agresionit rus mbi Ukrainën, ushtria ruse me moral të dobët, e pamotivuar, e painformuar, e papregatitur për luftë të drejtpërdrejtë, e pafurnizuar me ushqime, dhe në të shumtën rasteve në luftime e mundur ushtarakisht nga ukrainasit, është tërhequr nga rrethinat e kryqytetit ukrainas duke lënë pas një tmerr të vërtetë dhe tokë të djegur, për tu përqëdruar në drejtim të verilindjes dhe jugut së Ukrainës, apo në pjesët e synuara nga Rusia për ti mbajtur të pushtuara dhe për t’i aneksuar…. Imazhet e shfaqura nga qyteti Buça jo larg kryeqytetit Kijev dëshmojnë për barbarinë ruse mbi jetën e ukrainasve. Tërheqja e ushtrisë ruse la pas qindra njerëz të vararë rrugëve të qytetit, varreza masive dhe gjithandej tokë të djegur. Imazhe të tilla vërehen kudo që ka kaluar ose po kalon ushtria ruse.

Pas tërheqjes nga rrethinat e kryeqytetit, forcat ruse po grumbullohen rreth regjionit Donbas dhe po pregatiten për një ofenzivë të gjërë kundër ushtrisë ukrainase e cila në këtë regjion ka të përqëndruar 30 deri 40 mijë ushtarë. Pritet të zhvillohet betejë e ashpër… Përkundër humbjeve të theksuara ushtarake, klani luftënxitës i Putinit nuk e fsheh vendosmërinë e tij për të pushtuar pjesë të konsiderueshme të Ukrainës dhe për ta vështirësuar funksionimin e pjesës së papushtuar të cilën Kremlini e parafytyron si shtet neutral. Ndërrimi i kreut të lartë komandues në ushtrinë ruse, përdorimi në masë i raketave supersonike dhe objektiva e Putinit që deri më 9 Maj të realizojë pushtimin për të proklamuar fitoren, duke e ndërlidhur atë me përvjetorin e fitores mbi nazizmin gjerman më 1945, janë njëfarë paraljmërimi se do të ketë zhvillime dramatike.Rusia në bazë të asaj se çka ka treguar në fushëbeteja nuk mund të thuhet se është superfuqi usharake. Epitetin si e tillë, e mbanë për shkak të posedimit të madh të mjeteve luftarake të sofistikuara, me të cilat nga distanca po e shkatërron Ukrainën dhe arsenalit bërthamor me të cilin po e kërcënon dhe shantazhon botën e qytetruar….

Emrimi i në krye të komandës së ushtrisë pushtuese ruse të gjeneralit Alexander Dvornikov, ndryshe i quajtur kasapi i Sirisë, është bërë me qëllim që të ndryshohet strategjija fillestare e pushtimit të Ukrainës e cila nuk ka rezultuar me pritjet, dhe për të aplikuar metoda çfarë kishte aplikuar në Siri kundër kryengritësve anti Asad. A do të mund të ndikojë kjo përvojë në Ukrainë, mbetet të shihet, për arsye se në krahasim me Sirinë në Ukrainë është krejtësisht situatë tjetër ushtarake dhe politike. Ushtria ruse nga lufta e dytë botërore nuk është konfrontuar me ndonjë ushtri të rregullt siq po ndodhë sot në Ukrainë. Ajo deri tash ka bërë luftra me kryengritës qoftë në Afganistan, Çeçeni apo Siri, ose ka qenë e përfshirë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në luftra.

Deri tash ushtria mbrojtëse dhe populli i Ukrainës po përballojnë me heroizëm agresionin rus. Kërkesat për furnizim me armë nga vendet anëtare të NATO-s janë përmanente. Sikur të kishin armatim të mjaftueshëm ukrainasit për tu përballur me agresorin, do t’i dëshmonin Putinit se ushtria ruse mund të bëjë vetëm parada ushtarake mbresëlënëse.Qyteti bregdetar Mariupol i cili ishte ndër objektivat e para të pushtimit për Rusinë, për shkak të pozitës strategjike që ndërlidh gadishullin e Krimesë së pushtuar me krahinat e Donjetsk e Luhansk, është kthyer në qytet gërmadhë.

Thuajse nuk ka ngelur godinë e paprekur nga predhat dhe raketet ruse të lansuara nga toka, deti e ajri. Në këtë qytet krejtësisht të shkatërruar, deri me tash thuhet se ka rreth 20 mijë civilë të vrarë, shumica e bonërëve të tij janë larguar, kurse ata që kanë mbetur rrezikohen skjashmërisht nga bombardimet dhe luftimet e përditshme. Duke qenë se për afër dy muaj Mariupoli mbahet nën rrethim të hekurt nga forcat ruse dhe në luftime të përditshme, mbrojtësit ukrainas kanë filluar të ngelin pa furnizime dhe municione, kështu që forcat ruse mbase mund marrin kontrollin e qytetit gërmadhë të Mariupolit.

Kjo e shton ankthin tek e gjithë bota se ushtria ruse mund të të ushtrojnë krimin e gjenocidit mbi popullatën e mbetur... Për shkak të rezistencës së vendosur ukrainase, ka indikacione se ushtria ruse sikurse Mariupolin do të shkatërroj edhe qytete të tjera nga Karhkivi në verilindje deri tek Odesa në jug, ku është porti më i madh në brigjet e Detit të Zi, sepse ndër qëllimet primare të Rusisë, është marrja në tërsi e kontrollit mbi ujërat e nxheta të detit Azov dhe detit të Zi. Mbase kështu Putini synon, edhe të ndërlidhë territoret e pushtuara me Transdistrinë dhe të destabilizojë apo edhe ta gllabërojë tërë Moldavinë.Nga 24 shkurti deri me tash, mbi 4.5 milion qytetarë të Ukrainës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre të kalojnë në shtetet fqinje dhe ato të Evropës Perendimore.

Po aq refugjatë janë zhvendosur në brendësi të Ukrainës ku nuk ka luftime. Çdo ditë e më shumë ushtria ruse dhe drejtuesit e saj po kualifikohen kriminel lufte që ushtrojnë krimin e gjenocidit kundër popullit ukrainas. Kriza në Ukrainë po merr dimensione dramatike. Masat e marra nga bota e demokracive perendimore padyshim që e lodhin Rusinë. Por, Rusia nuk gjunjëzohet nëse nuk vihet nën embrgo të plotë, sidomos nëse nuk ndërpritet furnizimi i vendeve evropiane me gazin dhe naften ruse.

Derisa vendet evropiane do të marrin gazin dhe naftën nga Rusia, ajo do të iu përballojë sanksioneve të tjera dhe Putini me klanin e tij luftënxitës meqë nuk kanë arritur shpejt ta pushtojnë Kijevin, të përmbysin institucionet legjitime të Ukrainës, do të insistojnë me ngulm për pushtimin e pjesë lindore dhe jugore të Ukrainës me metodat më brutale çfarë janë parë gjatë luftës së dytë botërore, apo me përmasa shkatërrimtare shumë më të mëdha se ato të luftrave pushtuese të Serbisë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.Rusia dhe ushtria e sajë nuk kanë mundur të qëndrojnë në Afganistan, përkundër superioritetit ushtarak përballë reziestencës së afganëve muxhahedinë. Sot ata mund të pretendojnë të pushtojnë pjesë të Ukrainës, por vështirë se do të mund të qëndrojnë në Ukrainë përveq në territoret ku dominon popullata ruse të cilët kanë orientime proruse, siq kanë qëndruar deri tash në Krime.

Madje sipas disa indikacioneve pas aksioneve barbare të ushtrisë ruse shumë prej ukrainasve të deklaruar rus, kanë filluar të mos e mbështesin planin e Putinit dhe të ushtrisë ruse për pushtim dhe aneksim të pjesëve të Ukrainës... Lufta në Ukrainë i dha fund rendit të deritashëm botërorë. Rusia për shkak të agresionit të saj dhe veprimeve barbare ndaj popullates civile ka filluar të përjashtohet nga mekanizma të rëndësishëm ndëkrombëtar, madje ka zëra se Rusia duhet të privohet nga e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Megjaithatë përkundër reagimeve dhe dënimeve nga bota demokratike, përkundër sanksioneve ekonomike, përkundër kualifikimit nga bota demokratike se ushtria ruse po ushtron gjenocid, përkundër humbjeve të theksuara ushtarake, Rusia me Putinin në krye me kryenqësi insistojnë në ralizimin e ambicieve të tyre ushtarake dhe përderisa nuk do të kenë thyerje edhe të brendshme Rusia do të aktrojë sikur është e interesuar që përmes bisedimeve t’i jep fund krizës.

Fundi i luftës në Ukrainë, pavarësisht epilogut të saj, do ta kthejë kohën pas dhe do të thellojë për kohë të gjatë edhe më shumë hendekun në mes mes të lindjes dhe perendimit. Nga të gjitha vendet e kontinentit të vjetër vetëm Bjellorusia dhe Serbia janë rrshtuar pro Rusisë. Bjellorusia në një mënyrë është e përfshirë në luftë, ngase nga territotri i saj ka pasur sulme në Ukrainë, dhe me deklarata vazhdon ti ngacmojë fqinjët e saj, kurse Serbia vazhdon të paraqesë kërcenim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit ngase me të njejtat metoda sikurse Rusia me gjasë edhe të sinkronizuara, ka vazduar të mbajë raporte të tensionuara dhe të krijojë tensione sidomos me, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi e deri diku edhe me Kroacinë.

Ndëshkimi i Serbisë për luftrat e shkaktuara në Ballkan nuk ka qenë i mjaftueshëm. Kjo pandëshkueshmëri për gjenocidin e shkaktuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, sikur e ka trimëruar Serbinë dhe përkundër debaklit ushtarak të pësuar në luftarat që i shkakatoj vetë, ka vazhduar të udhëhiqet me politikat e saja tradicionale shoviniste, hegjemoniste dhe luftënxitëse. Furnizimi Serbisë me armatime të rënda nga Rusia dhe Kina, e shton pasigurinë në Ballkan dhe Serbinë e bënë sërish destabilizuese të rajonit, ngase atë që ëndërron Putini dhe Rusia për pushtimin, aneksimin, dhe dominimin në ish republikat sovjetike, të njejtën gjë e ëndërron edhe Vuçiqi dhe Serbia për pushtimin, aneksimin e territoreve të cilat sot po i quan bota serbe dhe dominimin në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024