Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s: E dimë çfarë dëshiron Putin këtë dimër
Bota
Lexohet për: 1 min.
Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s: E dimë çfarë dëshiron Putin këtë dimër
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u ka kërkuar sot vendeve anëtare të organizatës dhe partnerëve të tjerë perëndimorë që të dërgojnë më shumë ndihma në Ukrainë me afrimin e dimrit.

Rutte, pas takimit me presidentin leton Edgars Rinkevics në bazën ushtarake Adazi, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin “do të përdorte dimrin si armë" dhe se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë sistemin elektrik të Ukrainës.

"Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të rrisim ndihmën për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore, për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Anëtarët e NATO-s duhet gjithashtu të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes dhe të nxisin prodhimin e armëve,” tha ai.

Rutte dhe Rinkevics morën pjesë në stërvitjen e brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, e cila po ushtrohej së bashku në gatishmëri të plotë për herë të parë në “Resolute Warrior” me 3.500 ushtarë nga 13 vende të NATO-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024