Lufta në Ukrainë, fermerët e dëshmuar pasi po iu prishen masivisht të korrurat
Lexohet për: 2 min.
gruri
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ushtria e Ukrainës po akuzon Rusinë se po vazhdon të shkel ligjin ndërkombëtar humanitar, duke goditur e bombarduar objekte dhe shtëpi civile.

Ushtria e Ukrainës në informatat për ditën e sotme, thekson se Federata Ruse i përqendron përpjekjet e saj kryesore në ofensivën në drejtimet Kupyan, Limansky, Bakhmutsky, Avdiiv dhe Shakhtar.

“Gjatë ditës, kundërshtari kreu 3 sulme me raketa në objekte civile në rajonin e Kharkiv. Mes civilëve ka të plagosur. Gjithashtu pushtuesit kanë kryer 16 sulme me aviacion. Kurse, dronët goditës janë rrëzuar nga mbrojtësit tanë. Armiku kreu më shumë se 20 granatime nga sistemet reaktive të zjarrit dhe ky kërcënim është i pranishëm në të gjithë Ukrainën. Në rrethin Mangush të territorit të pushtuar përkohësisht të rajonit të Donetskut, pushtuesit vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi civilët, në veçanti, për shkak të kufizimeve në furnizimin me energji elektrike në shtëpi. Në të njëjtën kohë, në territoret e pushtuara përkohësisht të rajonit të Luhansk, fermerëve vendas po iu prishen masivisht të korrat verë-vjeshtë 2022. Administrata pushtuese ruse bllokon plotësisht të gjithë fermerët vendas mundësinë për të shitur drithë në tregjet e brendshme dhe të jashtme. Gjithashtu, e ashtuquajtura "pushtet pushtues" i ndaloi jozyrtarisht të gjitha furrat e bukës vendase të pranonin drithë nga fermerët vendas. Fermerët ukrainas janë të dëshpëruar nga humbjet e mëdha të të korrave të mbledhura”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025