Gjatë një fjalimi të mbajtur në Bukuresht në vitin 2007, presidenti rus Putin dha mesazhin se si do të formoheshin marrëdhëniet me Perëndimin në periudhën e re: Rusia nuk do të qëndronte indiferente ndaj zgjerimit të NATO-s. Një vit më vonë, Rusia aneksoi Osetinë e Jugut, dhe në vitin 2014, Krimenë. Ndryshe nga të gjitha pritshmëritë, ajo qëndroi e fortë kundër sanksioneve duke përfituar nga politikat e angazhimit pasiv të presidentëve amerikanë dhe për më tepër, ndërhyri ushtarakisht në fushën siriane në vitin 2015. Aktivizmi ushtarak rus, i cili ka qenë në rritje në shumë vende nga Libia në Afrikë, vazhdoi me aneksimin e Ukrainës në 2022.
Në këtë kuptim, administrata e Moskës shpërfill revizionizmin e Putinit dhe parimet si integriteti territorial dhe sovraniteti, të cilat janë konceptet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Sulmet ruse ndaj Ukrainës krijojnë ekuacione të reja jo vetëm për sigurinë evropiane, por edhe për politikën globale dhe Lindjen e Mesme.
E para është se SHBA-ja ose NATO-ja dërgojnë trupa në Ukrainë - teorikisht kjo e pamundur.
Së dyti, garancia se NATO nuk do të zgjerohet dhe se një fuqi proruse do të vendoset në Ukrainë – kjo do të thotë fitore e Putinit.
Cili është pozicioni i shteteve të Gjirit mes Perëndimit dhe Rusisë?
Kur flitet për sanksionet e përbashkëta kundër Rusisë, qëndrimet e vendeve në krizë të Gjirit janë mjaft interesante.
Në këtë kuptim, kanali al-Arabiyya i Arabisë Saudite është pro-rus, kanali al-Jazeera i Katarit ka një politikë transmetimi pro-SHBA/Perëndimore, ndërsa kanali SkyNeës i Emirateve të Bashkuara Arabe ka mbajtur një qëndrim në mes të këtyre dyve.
Siç shihet në shembullin mediatik. Ndërsa Katari dhe Kuvajti reaguan më ashpër, Arabia Saudite qëndroi neutrale, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe qëndruan në krah të Rusisë. Bahreini, nga ana tjetër, nuk mbajti një qëndrim të qartë ndaj krizës. Në mënyrë të ngjashme, Omani preferoi të qëndronte neutral në krizë.
Kuvajti shquhet si shteti më i ashpër kundër Moskës në Gjirin Persik – si në rastin e Palestinës. Ai tha se pavarësia dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohet, përdorimi i forcës duhet të ndalet dhe zgjidhja duhet të jetë në përputhje me kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare.
Për më tepër, Kuvajti sponsorizoi rezolutën e OKB-së të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, së bashku me 80 shtete arabe. Në përgjigje të përshkallëzimit të okupimit rus të Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme të Kuvajtit ka nxjerrë një tekst mbi nevojën për të respektuar pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës.
Arabia Saudite e kujdesshme!
Që në fazën e parë të krizës, Arabia Saudite ka qenë pro-ruse dhe jo neutrale. Në fakt, pavarësisht kërkesave dhe presioneve të presidentit francez Macron në fillim të krizës dhe presidentit amerikan Biden në ditët e fundit, sauditët deklaruan se zbatuan një politikë nafte në përputhje me OPEC+. Prandaj, sauditët nuk e përdorin naftën si mjet politik si në të kaluarën dhe nuk e ofrojnë naftën arabe si alternativë ndaj rusëve.
Ndërsa po përjetonin kriza me SHBA-në, vendet e Gjirit rritën angazhimin e tyre me Rusinë. Ndaj, edhe pse SHBA e fton Gjirin të mbajë qëndrim kundër Rusisë dhe në anën e saj në krizën e Ukrainës, përgjigja e Gjirit dëshmon se Shtëpia e Bardhë nuk është më i vetmi hegjemon, fuqi dominuese në Gji.
Aleati i SHBA-së Katari dhe diplomacia e gazit natyror!
Katari doli nga kriza me dy fitime të rëndësishme. E para është rritja e vlerës në transportin e gazit të Katarit drejt Evropës. Mund të thuhet se rëndësia e Katarit, i cili renditet i dyti në eksportet e gazit të lëngshëm natyror në vitin 2021 pas Australisë, është rritur në vendet evropiane. Së dyti, al-Thani ishte lideri i parë i Gjirit që u prit në Shtëpinë e Bardhë ngs Biden dhe Katari u promovua në pozicionin e një aleati jo-NATO të Shteteve të Bashkuara. Vendi i tretë në Gjirin Persik që arrin këtë pozicion pas Kuvajtit dhe Bahreinit, vlera e korporatës së Katarit është rritur në sytë e SHBA-së dhe dora e tij në konkurrencën brenda Gjirit është bërë edhe më e fortë. Siç dihet, dy javë para pushtimit të Ukrainës nga Putini, Biden ftoi emirin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë. Me këtë ftesë ai mori një garanci nga Emiri që kriza të mos evoluonte në krizë energjetike në Evropë. Në këtë kuptim, gazi i Katarit mund të zhvendoset nga Azia-Paqësori në Evropë me krizën në Ukrainë. Në mënyrë të ngjashme, Katari mund të luajë një rol aktiv në diversifikimin e aktorëve në furnizimin me gaz natyror të Evropës.
Megjithatë, probabiliteti që Katari të përmbushë vetë nevojat e Evropës për gaz është shumë i ulët. Deklarata e Saad al-Kaabi, Ministri i Çështjeve të Energjisë së Katarit, se "Asnjë vend nuk mund të zëvendësojë eksportet e Rusisë në Evropë", konfirmon këtë pohim. Ka të paktën dy dinamika që parandalojnë këtë situatë. E para është se 75% e kontratave afatgjata të eksporteve të gazit të lëngshëm natyror të Katarit janë me vendet aziatike. E dyta është se vetëm 24% e gazit të lëngshëm të importuar nga Evropa furnizohet nga Katari. Ndërkohë kjo shifër është 46% për Rusinë. Prandaj, megjithëse Katari nuk ka kapacitet për të zëvendësuar Rusinë, ai ka potencialin për të reduktuar varësinë e Evropës nga gazi rus. Në këtë pikë, Algjeria, Azerbajxhani, Norvegjia dhe SHBA gjithashtu mund të ndërhyjnë. Në këtë mënyrë mund të lexohet se vendet evropiane i kanë shtuar bisedimet me vendet e lartpërmendura që nga fillimi i krizës.
Pragmatizmi i kujdesshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe!
Emiratet e Bashkuara Arabe, një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbajtën një qëndrim pro-Moskës duke abstenuar nga votimi për rezolutën e mbështetur nga SHBA që dënon më fuqishëm agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave ruse.
Ka edhe nga ata që abstenimin e Emirateve të Bashkuara Arabe e lexojnë si marrëveshje të fshehtë mes Abu Dhabit dhe Moskës. Në këtë kuptim, Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat donin të parandalonin veton ruse për zgjatjen e embargos së armëve në Jemen, mund të kenë qëndruar në krah të rusëve në çështjen e Ukrainës. Prandaj, OKB-ja përdoret si një mjet në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas disave, qëndrimi i Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj krizës në Ukrainë është ndërtuar mbi neutralitetin. Megjithatë, sipas Abdulhalik Abdullah, një shkencëtari politik nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite nuk mbajtën një qëndrim properëndimor në krizë, duke i dhënë SHBA mesazhin "ju keni nevojë për ne". Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë muaj, dëshmon se ka një strategji për të diversifikuar aktorët e saj të politikës së jashtme duke mos qëndruar eskluzivisht besnike pranë SHBA-së në këshillin e sigurisë. Ndërsa kjo situatë zbuloi pakënaqësinë me politikat rajonale të SHBA-së në Abu Dhabi, veçanërisht politikën ndaj Iranit, ajo gjithashtu zbuloi se nuk do të hiqte dorë nga angazhimi i saj në rritje me Rusinë. Në këtë kuptim, mund të thuhet se ka një përqendrim të angazhimit në disa fusha midis Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Turizmi është një nga këto fusha. Në vitin 2021, 600 mijë turistë rusë preferuan Dubain. Në këtë kuptim, pas Turqisë (4.7 milionë) dhe Egjiptit (1 milionë), Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë vendi i tretë më i preferuar nga turistët rusë. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk duan të mungojnë turistët rusë, të cilët janë një burim i rëndësishëm në ekonomi për shkak të luftës në Ukrainë.
Një arsye tjetër pse Emiratet e Bashkuara Arabe u qëndrojnë pranë rusëve është bashkëpunimi i zhvilluar dhe i thelluar në fushën e energjisë. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë një pjesë në projektin Nord Stream 2, i cili u nënshkrua në prill 2017. 24.9 i kompanisë OMV, e cila është një nga partnerët e projektit, i përket kompanisë Mubadala and Petrochemicals Holding të Abu Dhabi. Në vitin 2020 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis kompanisë më të madhe ruse Gazprom dhe Mubadala Petroleum për zhvillimin e përbashkët të teknologjive të reja që mundësojnë prodhimin e naftës dhe dixhitalizimin e proceseve të prodhimit.
Nga ana tjetër, vëllimi tregtar ndërmjet Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe po rritet dita-ditës. Vëllimi, i cili ishte 200 milionë dollarë në vitet 2000, është rritur gradualisht dhe ka arritur në 5 miliardë dollarë. Gjithashtu, midis dy vendeve u nënshkrua një deklaratë e partneritetit strategjik. Me këtë deklaratë të nënshkruar në vitin 2018, Rusia u konsiderua partnere në tregun e naftës dhe luftën kundër terrorizmit për herë të parë në Gjirin Persik. Pavarësisht presionit nga SHBA gjatë krizës, ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe Suhayl al-Mezrui shprehu angazhimin e vendit të tyre ndaj marrëveshjes së OPEC+ dhe mekanizmit që rregullon prodhimin mujor.
Si rezultat, pushtimi rus i Ukrainës e ka futur Gjirin në një dilemë lidhur me aleatin e tij tradicional, Perëndimin, i cili ka qenë garantuesi i sigurisë së Gjirit.
Në këtë kuptim, del se vendet e Gjirit kanë ndjekur politika të ndryshme ndaj krizës së Ukrainës dhe nuk duan të ndjekin më politika të varura nga SHBA.
Kështu, lufta në Ukrainë mund të nënvizohet edhe si një krizë që tregon Uashingtonin duke humbur gradualisht "aleatët" e cila në thelb tregon se Biden nuk është ai presidenti karizmatik i cili drejton më së miri një supërfuqi si SHBA.