Lufta në Ukrainë, artistja ruse Sasha Skochilenko burgoset për mesazhe kundër luftës
Lexohet për: 2 min.
bbb
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një aktiviste ruse kundër luftës është dënuar me shtatë vjet në një koloni penale për zëvendësimin e etiketave të çmimeve të supermarketeve me mesazhe kundër luftës.

Sasha Skochilenko, 33 vjeçe, një artiste nga Shën Petersburg, ndodhet në paraburgim që nga prilli i vitit të kaluar.

Ajo u dënua për përhapjen e "informacioneve të rreme" për ushtrinë ruse.

Avokatët e saj kërkuan lirimin e saj, duke thënë se sëmundjet kronike nga të cilat vuan, nënkuptojnë se ajo rrezikon të vdesë në burg.

Javë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, zonja Skochilenko protestoi duke zëvendësuar etiketat e supermarketeve në një supermarket në Shën Petersburg me mesazhe kundër luftës.

Etiketat zëvendësuese shkruanin: "Ushtria ruse bombardoi një shkollë arti në Mariupol. Rreth 400 njerëz ishin fshehur brenda" dhe: "Stërgjyshi im nuk luftoi në Luftën e Dytë Botërore për katër vjet në mënyrë që Rusia të bëhej një shtet fashist dhe të sulmonte Ukrainën. "

Zonja Skochilenko i pranoi akuzat.

Në fjalën e saj përmbyllëse, artistja përdori një ton sfidues, duke pyetur gjykatën: “Sa pak besim ka prokurori ynë te shteti dhe shoqëria jonë, nëse mendon se shtetësia dhe siguria jonë publike mund të na prishet nga pesë copa të vogla letre?”.

Muajin e kaluar, gazetarja Marina Ovsyannikova, e cila protestoi kundër pushtimit të Ukrainës drejtpërdrejt në TV shtetëror, u dënua me 8.5 vjet burg.

Në prill, aktivisti i opozitës britaniko-ruse Vladimir Kara-Murza u dënua me 25 vjet për kritikat e tij ndaj luftës./BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024