Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte një luftë e nisur rastësishtë, por ajo është një luftë që i ka rrënjët në përpjekjet shekullore të të gjithë popullit shqiptar që jeton në Kosovë dhe ish Jugosllavi për liri, pavarësi dhe zhvillin shoqëror. Si e tillë, ajo ndryshon shumë nga luftrat e mëparëshme, si nga qëllimet ashtu edhe nga rezultatet dhe agazhimi në të .
LUFTA GJATE VITIT 1998
Këto, jo vetëm që i erdhën regjimit sërb në favor, por e vështirësoi së tepërmi punën me njerzit dhe protesta më e ashpër ishte demostrimi me arkivolë në krahë, e cila dukej si e mjaftueshme për të fituar lirinë! Kjo mënyrë “të luftuari”, jo vetëm që nuk e shqetësonte aspak Beogradin, por priteshin me buzëqeshje edhe nga diplomacia ndërkombë tare. Kjo e favorizoi Millosheviçin që të hiqte nga Kosova pjesën dërmuese të ushtrisë aktive e policisë sekrete për t'i përdorur në republikat e tjera rrebele, pa e çarë kokën për shtetin fantazmë të Kosovës, me institucione gjoja paralele, por që nuk ekzistonte as në qëndër e as në bazë. "Në realitet, këto leva pseudoshkencore - shkruan Blerim Shala -shërbenin për të mbajtur nën kontroll popullatën shqiptare."(Vitet e Kosovës,f.23). Kjo lloj politike vazhdoi 8 vjet. Kjo solli mos ftuarjen dhe mos përmëndijn e Kosovës në Dejton, pasi, "Në Dejton u ftuan ata që kanë luftuar",u shpreh në janar të vitit 1996 Rudolf Perina, shef i misionit diplomatik të SHBA në Beograg .
Si përfundim mund të themi se, Kosova, deri në vitin 1997 ishte e papërgatitur tërësisht politikisht e ushtarakisht, për luftë të armatosur, edhe pse kishim dy parti politike ilegale që punonin në këtë drejtim, me organet e tyre "Zëri i Kosovës" dhe "Çlirimi". Mos trajtimi i çështies së Kosovës në Dejton i hodhi në aktivitet më të madh këto dy forca politike ilegale, duke kaluar në organizimin dhe aktivizimin e grupeve ilegale të armatosura, duke luftuar kundër policisë dhe agjentëve sërbë si dhe filloi blerja në masë e armatimit prej idealistëve shqiptarë. Nga më aktivët ishte grupi i Adem Jasharit.
Lufta e Jasharajve në Prekaz shërbeu si sinjal i shpërthimit masiv të luftës së armatosur dhe i rriti në mënyrë maramëndëse radhët e UÇK-së. Pra, gjarjet, prej vitit 1990 e deri në 5 Mars 1998, i zunë në befasi Sërbinë, Komunitetin Ndërkombëtar, organizatorët e UÇK-së si dhe politikanët shqiptarë. Sërbia u befasua nga dorëzimi i vëndeve të punës e të armëve nga policia shqiptare si dhe dorzimi i mediave, gjë që ajo pat menduar se do të harxhonte kohë, mund e forca për marrien e tyre; dhe së dyti, me shpërthimin e luftës, pas Prekazit, në formën e një bumi.
Edhe Komuniteti Ndërkombëtar u zu në befasi me shpërthimin e UÇK-së, pasi ishte vënë në gjumë nga politika ultra nënshtruese e forcave politike shqiptare në Kosovë.
Ndërsa, përsa u përket forcave politike shqiptare, ato jo që u kapën në befasi dhe u shokuan, por u pozicionuan jo drejt për mbështëtjen e saj, duke qënë të bindura se ia kishin shplarë trurin popullit.
Shpërthimi në shkallë të gjërë i luftës së armatosur në të gjitha krahinat e Kosovës, duke e kapur Sërbinë në befasi, bëri të mundur që për 5 muaj, (mars - korrik 1998), UÇK-ja të arrijë në shifrat 40 mijë luftëtarë dhe të merret nën kontroll 45% e territorit të Kosovës, kryesisht fshati. Mirëpo, duke qënë se lufta i kapi në befasi organizatorët e saj, nuk u arrit që Shtabi drejtues t'u paraprinte të gjitha veprimeve luftarake, me një strategji të studjuar hollë. Kjo bëri atë që pala e jonë të llogariste për kundërshtar policinë sërbe dhe jo ushtrinë sërbe, prandaj dhe armatimi i asaj periudhe është totalisht armatim i lehtë, armë krahu. Sërbia, duke u zënë në befasi dhe, njëkohësishtë, për të fituar kohë, u detyrua që këta 5 (pesë) muaj të bëjë luftime mbrojtëse, duke sjellë në Kosovë përforcimë të të gjitha llojeve të armëve dhe forcave. Pasi u përgatit mirë në këtë drejtim, më 24 Korrik 1998 Serbia kaloi në ofesivë, por me drejtime, duke e filluar me Drenicën. Luftimet e ashpra midis dy ushtrive vazhduan deri në 30 shtator, kur shpallet armëpushimi.
Duke qënë një luftë tepër e pabarabartë , e izoluar pothuajse nga e gjithë bota, UÇK-ja pësoi humbje të ndjeshme dhe u detyrua të lëshoi një pjesë të territoreve të saj, duke kaluar në forma të reja organizimi dhe luftimi. Gjatë asaj periudhe lufte patëm rreth 2300 të vrarë, ku rreth 2000 ishin civilë dhe të tjerët luftëtarë, na u dogjën 29 mijë shtëpi shqiptarësh dhe u përzunë nga Kosova 200 mijë banorë.
NDËRHYRIA NDËRKOMBETARE, 24 Mars 1999
Qëllimi i KS ishte: t'i jepte fund dhunës në Kosovë, pasi ajo rrezikonte të përhapej edhe në vëndet e tjera ballkanike ku ka shqiptarë, gjë që do të rindizte konfliktin ballkanik, ku mund të përfshiheshin edhe dy antarë të NATO-s, (Greqia dhe Turqia); të shmangej katastrofa humanitare dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve, midis shqiptarëve dhe serbëve.
Kjo bëri të mundur që UÇK-ja ta pranoi armëpushimin e propozuar. Armëpushimi u shfrytëzua nga të dyja palët ndërluftuese, edhe pse vazhdonin bisedimet ndërkombëtare dhe në Kosovë patën ardhur vëzhguesit nga 34 vënde antare të OSBE-së.
Por, edhe Sërbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë periudhë armëpushimi, ku mundi të përqëndroi në Kosovë rreth 100 mijë forca, duke llogaritur forca të ushtrisë, policisë, sigurimit, paramilitarë dhe popullsi të mobilizuar nga sërbët, romët, malazezë të Vrakës së Shkodrës etj. Krahas kryerjes së këtyre veprimeve, pala serbe vazhdonte të digjte e vriste shqiptarë. Ky shtet, si shteti më hipokrit i njohur deritash, i inkurajuar edhe nga bërja e njërit veshi shurdh e njërit sy qorr nga shumë shtete të Evropës, e sidomos nga fqinjët tanë, e shumëfishoi terrorin e fshehtë, dhe duke gdhirë 16 Janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.
Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të qartë për ato që ndodhnin dhe do të ndodhnin në Kosovë, në rast se nuk do të ndërhyhej ushtarakisht. Reçaku konfirmoi atë që sejcili nga shtetet demokratike kishte frikë se po ndothte me të vërtetë në Kosovë. Ajo masakër konfirmoi atë që shqiptarët kishin shekuj që e hiqnin në kurriz, ndërsa disa shtete kishin vite që e dinin, por heshtnin. Reçaku i bindi të gjithë se Serbia po luante me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe se nuk kish ndërmend të ndëronte rrugë në lidhje me Kosovën. "Perëndimi u zu në befasi nga ajo që ndodhi në Reçak. - shprehet analisti Pedi Eshdaun - Ai tregoi se Millosheviçi nuk është pjesë e zgjidhjes, por problemi".(Zëri,30.03.2000). Si rjedhojë, ngjarja e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën.
Këto kërkesa ishin më të avancuara se ato të Këshillit të Sigurimit, të cilat edhe mund të ishin më të avancuara, në rast se delegacioni shqiptar do të ishte më unik, "Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të ngocuar", sikundër shprehet Kristian Pauls, ambasador pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane dhe pjesmarrës në atë Konferencë. (Zëri,03.04.2000).
Kush ishte shkaku i kësaj dobësie prej palës shqiptare?
Refuzmi mëndjemadh i Serbisë për të pranuar vendimet e Rambujesë, bëri të mundur kalimin në përdorimin e forces nga ana e ndërkombëtarëve, pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.
NATO - ja vendosi të kryej goditje vetëm nga ajri! Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve ndërkombëtare.
Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman,shprehet: "Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të zhvilluar një luftë kundër Jugosllavisë, me qëllim që ta mposhtë këtë vënd. Sikur NATO të kishte patur një interes të tillë, atëhere një operacion i tillë do të ishte zhvilluar në mënyrë krejt tjetër, shumë më shkatërues."(Zëri,25.4.2000)
Lufta ajrore e NATO-s, e cila fillloi më 24 Mars 1999, e gjeti UÇK-në në përleshje të ashpra me ushtrinë serbe, e cila (Serbia) pati ndërmarrë dy goditje të fuqishme të njëkohëshme, të sfazuara në dy ditë: në ZO të Drenicës dhe në atë të Pashtrikut, ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të blinduar, si dhe mbi 40 mijë forca, të mbështetura me artileri lëvizëse e stacionare të shumtë.
Gjithashtu, në këtë fazë, qysh ditën e parë janë vendosur lidhjet midis Shtabit tonë të Përgjithshëm të UCK-së dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave serbe në Kosovë, por më vonë erdhi duke u forcuar bashkëveprimi luftarak.
Faza e dytë e goditjeve të aviacionit nga ana e NATO-s, 1 deri 30 Prill 1999, kishte për objekt goditjeje një gamë më të gjërë objektivash serbe në Kosovë, ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore, objektet ushtarake në Kosovë, grumbullimet e forcave dhe të teknikës të tyre etj.
Përsa i përket veprimit të forcave të UÇK-së gjatë kësaj faze, ato ishin të kombinuara: luftime mbrojtëse, por edhe sulmuese. Këto të fundit kryheshin me formacione deri në kompani, pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqëndruara më shumë se bataljon.
Aviacioni i Aleancës filloi të veproi me intensitet mbi Kosovë vetëm pas datës 10 Prill 1999, pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike, pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re me raketa të programuara bëheshin në vijimësi kundër objekteve të mëdha tokësore.
Ndërsa strategjia e NATO-s ishte: Të dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta pa aftësuar atë ta mbante Kosovën nën pushtim. Pra, NATO luftonte jo për përfitim territoresh, por për paqen, lirinë dhe sigurinë e popullsisë që jeton me shekuj në Kosovë. Domethënë se NATO u bind se populli shqiptar kish 18 vjet që po masakrohej, gjë që përbënte kërcënim për tërë rajonin; ajo ishte njohtur me operacionin "Potkoi" dhe qëllimet e tij; si dhe u vu para përgjegjësisë morale kur ndodhi Reçaku, ngaqë pat deklaruar se nuk do të lejomë një Bosnjë të dytë, ndërkohë që Reçaku ishte një Srebenicë e dytë.
Shpopullimi total i pjesës më të madhe të Kosovës, brenda një afati kohor shumë të shkurtër që bëri Millosheviçi, e befasoi jo vetëm NATO-n por të tërë komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se pas javës së parë të bombardimeve se Serbia do të dorzohej. Kjo ndodhi edhe për faktin se në këto dy javë luftimet e forcave të UÇK-së ishin aq të ashpra, sa na u konsumua një sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh. Si rrjedhojë, repartet e UÇK-së filluan t’i pakësonin luftimet sulmuese me forca të shumta. Gjithashtu, një pjesë e madhe e popullsisë u strehuan në zonat që kontrollonte UÇK-ja, gjë që formacionet tona u detyruan të kryenin luftime mbrojtëse, në mbrojtje të kësaj popullsie, si p.sh. në Shalë të Bajgores, Qyqavicë, Berishë , Nerodimë, Dushkajë, Gallap, Pagarushë, ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i luftimeve të filluara nga Millosheviçi dhe as i bombardimeve ajrore te NATO-s, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë. Konfliktin etnik, Sërbia e shndërroi në spastrim etnik.
Në kë to kushte UÇK-së iu desh që të kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan. Pse u refuzua furnizimi I UCK-së nga NATO?
Arësyet janë të shumta, por ne po rendisim disa:
2. Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së, sepse i është friguar qëllimit të saj, pavarësisë së Kosovës, si dhe tutej nga propaganda Serbe e ndonjë force politike shqipëtare, të cilat e paraqesnin UÇK-në ideologjike (marksiste) dhe terroriste.
3. Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë e Kosovës me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje.
5. Perëndimi nuk parashikonte futjen në luftim të forcave tokësore.
6. Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë e shpreh shumë qartë z.Xhimi Shia: ''Në një aleancë prej 19 demokracive, gjithmonë do të ketë opinione të ndryshme... Më duhet të jem i sinqertë, para fillimit të konfliktit jo të gjithë aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së." (Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, z.Kristian Pauls, kur thotë :"Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë politike të UÇK-së ", ( Zëri, 03.04.2000). Bindjet politike të tyre për UCK-në ishin ato të propaganduara nga LDK dhe aletatët e saj; ndërsa filozofia politike ishte pavaresia e Kosovës, e shprehur në betimin e saj.
Ne fillim të fazës së tretë, 1 Maj 1999, duke e parë se ish bërë gabim mos-parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në përdorim avjonët e frontit "A- 10 " , të cilët janë të paracaktuar për luftë në lartësi të ulta kundër mjeteve të blinduara dhe forcave të tjera në terren. Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më 18 Maj, Presidenti Klinton deklaroi: "Ne apo aleanca jonë nuk duhet të përjashtojmë asnjë mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë ", dhe u rrit numri i avjonëve në 1200 copë. Kjo deklaratë si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në, përsëri nga z. Klinton më 23.05.1999: "Millosheviçi nuk e ka eleminuar UÇK-në . Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës. Ajo ka filluar të ndërrmarrë ofensivë kundër forcave Serbe, të cilat fshihen skutave për t'u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë tonë dhe me këmbënguljen e UÇK-së ", e detyruan Serbinë që t'i bënte hesapet ndryshe .
Gjithashtu, Serbia mashtroi vehten se shqipëtarët e shpërngulur nuk do të ktheheshin më në Kosovë, me qënë se ishin të shpërndarë në 30 shtete dhe, si rrjedhojë, raporti i popullsisë do të ishte në favor të Serbëve dhe pakicave të tjera. Kjo, si dhe izolimi total i tij nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë të sistemit energjitik, burimin bazë të ekonomisë së Serbisë, të përziera me friken e futjes në përdorim të forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë si Gjermania në fund të Luftë s së Dytë Botërore, e detyruan Serbinë të pranonte kapitullimin pa kushte, më 10 Qershor 1999, në Kumanovë, pa prezencën e UÇK-së edhe pse palë fituese! Këtu qëndron edhe një nga manovrat e shteteve pjesëtare në NATO, por miq të Serbisë. Kjo edhe për ndonjë gabim trashanik tonin.
Lufta Clirimtare në Kosovë është lufta e dytë e madhe që populli dhe kombi shqipëtar rradhitet me fitimtarët. Dhe çudia qëndron në atë se ato forca që e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në Luftën .e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës!, gjë që të bind se ato dirizhohen nga qëllime të të huajve.
Lufta e jonë Çlirimtare dy vjeçare, 997-1999, i shkaktoi Kosovës rreth 2.000 dëshmorë, 12.000 viktima, 4.000 të zhdukur dhe 6.000 të burgosur ende; 80 mijë shtëpi të djegura e të shkatërruara dhe pothuaj tërë blegtorinë të zhdukur, gjë që janë tepër të ndjeshme për të ardhmen e Kosovës. Ndërsa, Serbia humbi 1/3 e mjeteve të blinduara në Kosovë ; pajisjet e saj për të prodhuar armatim, municione e automjete; të gjitha kapacitetet e saj për të rafinuar produktet e naftës, si dhe iu vranë e iu plagosën rreth 10 mijë ushtarë e forca të tjera, por mbi të gjitha Serbia e Madhe u rrudhos, ajo e humbi Kosovën.
Prishtinë, më 31.05.2000.