Londra nuk është më qendra e financave evropiane
Lexohet për: 2 min.
Londra
2 vite më parë
Linku u kopjua

Londra nuk është më shtëpia e bursës më të madhe të Evropës, pasi Parisi mori kontrollin të hënën, sipas Bloomberg.

Ndryshimi në krye vjen pas vendimit të markave luksoze si Louis Vuitton dhe Gucci për të kaluar në Francë.

Ekspertët e bursës parashikojnë një rritje të shitjeve të mallrave luksoze kur blerësit kinezë duan të shpenzojnë para që nuk mund t'i shpenzojnë për shkak të kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Aksionet në Bursën e Parisit tani janë 2.823 trilion dollarë, krahasuar me 2.821 trilion dollarë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjashtë vjet më parë, vlera e kapitalit në bursën britanike ishte 1.5 trilion dollarë më shumë se ajo e Francës, por pas Brexit gjërat filluan të ndryshojnë.

Brexit, jo politika tatimore e mandatit afatshkurtër të kryeministres Liz Truss, është fajtori për humbjen e përparësisë në financa, tha ish-zyrtari i Bankës së Anglisë, Michael Saunders.

“Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar në tërësi është dëmtuar përgjithmonë nga Brexit. Nevoja për të rritur taksat dhe për të ulur konsumin nuk do të kishte ekzistuar nëse Brexit nuk do të kishte reduktuar kaq shumë prodhimin potencial të ekonomisë”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025