Lojtarët e Premier Ligës do të ndalojnë uljen në gjunjë para çdo ndeshje
Lexohet për: 2 min.
10-Lojtaret Premier Liga
2 vite më parë
Linku u kopjua

Lojtarët e Premier Ligës kanë vendosur të ndalojnë uljen në gjunjë si një gjest kundër racizmit para çdo ndeshjeje.

Ulja në gjunjë u miratua si një mënyrë për të mbështetur lëvizjen “Black Lives Matter”, e cila u bë virale pas vdekjes së George Floyd nga abuzimi i policëve në muajin maj të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

Disa kategori të shoqërisë ishin kritikë për gjestin në fjalë, duke sugjeruar se ishte i motivuar politikisht, ku disa nga lojtarët e Anglisë janë përqeshur për gjunjëzim përpara Kampionatit Evropian Euro 2020 vitin e kaluar, përcjell KosovaPress.

Kapitenët e klubeve nga Premier Liga vazhdimisht hodhën poshtë një kritikë të tillë, duke thënë se ishte thjesht një mesazh kundër racizmit.

Por disa lojtarë dhe klube të kampionatit filluan të ndalojnë pjesëmarrjen vitin e kaluar, me Wilfried Zaha që sugjeroi se nuk ka rëndësi nëse ne gjunjëzohemi apo qëndrojmë në këmbë pasi abuzimi vazhdoi të prekte lojtarë të caktuar.

Tani, Premier Liga si kolektiv do të shikojë të largohet nga gjunjëzimi, megjithëse lojtarët do të gjunjëzohen në fillim të disa ndeshjeve të caktuara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025