Lojërat Olimpike Paris 2024: Japonia e Kazakistani fitojnë medaljen e artë në xhudo
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Japonezja, Natsumi Tsunoda fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 48 kilogramë për femra në Lojërat Olimpike të Parisit sot, ndërsa Yeldos Smetov nga Kazakistani fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 60 kilogramë për meshkuj.

Luka Mkheidze i Francës mori medaljen e argjendtë pasi u mposht nga Smetov, ndërsa Ryuju Nagayama nga Japonia dhe Francisco Garrigos i Spanjës fituan më parë medaljet e bronzta, raporton KosovaPress.

Në kategorinë ekstra të lehtë për femra, Baasankhuu Bavuudorj e Mongolisë mori medaljen e argjendtë pas humbjes së saj ndaj Tsunoda.

Shirine Boukli e Francës fitoi medaljen e bronztë si nikoqire duke mposhtur spanjollen Laura Martínez Abelenda.

Suedezja Tara Babulfath fitoi gjithashtu një medalje të bronztë pasi mposhti Abiba Abuzhakynova të Kazakistanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024