Lojërat Evropiane për Universitete, Kosova fiton dy medalje të argjendta
Lexohet për: 1 min.
17-Dy medalje
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pasi la gjurmë në sportin e hendbollit, Universiteti i Prishtinës ka korrur tjetër sukses tani në sportin e karates.

Universiteti i Prishtinës morri pjesë në Lojërat Evropiane për Universitete, që po mbahen në Lodz të Polonisë, ku ka arritur të fitojë dy medalje të argjendta, përcjell KosovaPress.

Në konkurrencën e femrave, karateistet Fortesa Orana, Adelina Rama, Albulena Gervalla dhe Vlerë Qerimi, fituan medaljen e argjendtë në ekipore, duke regjistruar tri fitore, ndaj Universiteteve nga Turqia, Polonia dhe Kroacia.

Në luftën për medaljen e artë, vashat kosovare pësuan humbje nga Universiteti Odessa Mechnikov nga Ukraina.

Medaljen e argjendtë e fitoi edhe karateisti Betim Maliqi, i cili garoi individualisht në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Ekipi ynë universitar u përbë nga 10 karateistë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025