Llapi fiton derbin ndaj Ballkanit, Malisheva e fortë për Prishtinën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Llapi fiton derbin ndaj Ballkanit, Malisheva e fortë për Prishtinën
Malisheva
09/03/2026 - 15:18
Linku u kopjua

Llapi ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë, teksa ka mposhtur Ballkanin 2-0.  Pas 17 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur pas asistimit nga Edon Sadriu, Muhamet Hyseni goditi me kokë dhe topi u devijua nga Batarelo për epërsinë e Llapit 1-0. Ballkani kërkonte golin e barazimit, megjithatë ishin vendasit që shënuan të dytin.  

Ndërkohë, Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të fituar me rezultat 3-0, sfidë ku Prishtina ishte edhe me një lojtar më pak shkaku i kartonit të kuq të Ardian Limanit.

Gjilani ka marrë fitoren e tretë radhazi, teksa ka triumfuar në udhëtim te Ferizaj 1-2. Gjilani e nisi më mirë ndeshjen, ku pas 22 minutash lojë kaluan në epërsi 0-1.

Kapiteni i “Skifterave”, Armend Thaqi realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për të kaluar Gjilanin në epërsi. Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 22 minuta, pasi vendasit barazuan gjithçka me Oguns që shënoi për 1-1. Armend Thaqi asistoi bukur te Senad Jarovic i cili shënoi nga afërsia për 1-2

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan nga ora 13:00, në kaudër të xhiros së 23-të, të Superligës së Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026