Llapi e pëson keq nga Brondby në Ligën e Konferencës
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar takimi i parë mes Brondbyt dhe Llapit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në “Brondby Stadion”, skuadra e Llapit është mposhtur 6:0 si mysafire nga Brondby, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për skuadrën daneze i shënuan Yuito Suzuki (minuta e 16’), Ohi Omoijuanfo (minuta e 20’), Filip Bundugaard (minuta e 24’), Noah Nartey (minuta e 40’), Mathias Kvistgaarden (minuta e 88’) dhe Oscar Schwartau (minuta e 90’).

Ndeshjen e kthimit Llapi do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Zahir Pajaziti” më 1 gusht me fillim nga ora 17:00.

Rezultati final i ndeshjes, 6:0 në favor të Brondbyt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024