Superliga e Kosovës rikthehet sot me ndeshjen e mbetur të xhiros së 12, ku stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Llapit dhe Dukagjinit.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Llapi u mposht nga Prishtina me rezultat 2:0, kurse Dukagjini barazoi 1:1 me Ballkanin, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.
Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara formë më të mirë ka skuadra e Llapit, e cila ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje, krahas Dukagjinit që ka dy fitore, një barazim dhe dy humbje.
Llapi: Avdyli; Idrizi, Emini, Rivera, Selimi, Krasniqi, Fernandinho, Shabani, Progni, Alidema, Fazliu
Dukagjini: Haxhihamza; Shala, Dallku, Basriu, Hugo, Millaku, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku (Kapiten), John