Lladrovci reagon ndaj mospërfshirjes së Fatmir Limajt në listë të PDK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lladrovci reagon ndaj mospërfshirjes së Fatmir Limajt në listë të PDK-së
Ramiz Lladrovci 11
Foto Arkiv
11/05/2026 - 19:28
Linku u kopjua

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se po ripërsëritet “modeli i ndikimit” në Kryesinë e PDK-së.

Përmes një deklarimi publik, Lladrovci ka kritikuar ata që, sipas tij, po tentojnë ta paraqesin Bedri Hamzën si humbës dhe Fatmirin si jomeritor në listë.

“U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së. Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite”, ka deklaruar Lladrovci.

Ai tutje ka shtuar se ata që po krijojnë këtë frymë “nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite”.

Sipas Lladrovcit, përkrahja e anëtarësisë dhe qytetarëve do të mbetet në anën e PDK-së dhe figurave të saj kryesore.

Lladrovci nuk është anëtar i Kryesisë së PDK-së, përveç në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti.

PDK-ja sot mori vendim që mos të përfshihet Fatmir Limaj në listën për kandidat për deputetët në zgjedhjet e 7 qershorit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026