Largimi i Jurgen Klopp nga Liverpooli pas përfundimit të këtij sezonit do të lë një boshllëk të madh tek skuadra angleze, andaj kërkimet për pasuesin e tij tashmë janë duke u zhvilluar.
“La Gazzetta dello Sport” konfirmon se drejtorët e Liverpool-it po ndjekin trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, por 47-vjeçari nuk është i gatshëm të largohet nga “Giuseppe Meazza” për arsye personale dhe profesionale.
Inzaghi ka fituar pesë trofe gjatë periudhës së tij dyvjeçare e gjysmë në “Meazza”, kështu që interesimi i Liverpoolit për ish-sulmuesin italian nuk është befasues.
Kontrata e tij skadon në vitin 2025, por Interi pritet t'i ofrojë atij një kontratë të re dyvjeçare në fund të sezonit. Sipas Gazzetta, Inzaghi është i vetëdijshëm se projekti afatgjatë i klubit do t'i lejojë atij të fitojë më shumë trofe në të ardhmen e afërt.