Liverpooli vazhdon presionin ndaj Cityt, e mposht Southamptonin
Ka përfunduar ndeshja interesante mes skuadrës angleze Southampton dhe gjigantit anglez Liverpool, ku ky i fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. Mary”, Liverpooli ka shënuar fitore si mysafirë duke e mposhtur Southamptonin me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Nathan Redmond, i cili kaloi Southamptonin në epërsi prej 1:0 në minutën e 13’ të ndeshjes.
Golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi Takumi Minamino, i cili në minutën e 27’ barazon shifrat në 1:1.
Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Jurgen Klopp, ku gjeti golin e epërsisë përmes mbrojtësit Joel Matip, i cili vulos rezultatin e ndeshjes në 2:1 në minutën e 67’.
Me pikët e reja, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 89 pikëve, një më pak se Manchester City në vendin e parë, kurse skuadra e Southamptonit renditet në vendin e 15 me vetëm 40 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Liverpoolit.