Liverpooli ndan rrugët me trajnerin, gjen pasuesin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Liverpooli ndan rrugët me trajnerin, gjen pasuesin
Arne Slot dhe Liverpool kanë ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm, ku duket se gjithçka ka marrë fund.
“Liverpool FC mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet menjëherë nga roli i tij si trajner kryesor dhe se procesi për emërimin e një pasardhësi është duke u zhvilluar.
Ai largohet me një titull të Premier League në emrin e tij dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të thellë” – bëhet e ditur në faqen zyrtare të Liverpoolit.
Ndarja e rrugëve vie pas mbrojtjes së dobët të titullit të Premier Ligës nga klubi. Holandezi i udhëhoqi Reds drejt lavdisë në vitin 2025, por skuadra e tij pati vështirësi sezonin e kaluar, duke përfunduar në vendin e pestë në renditje.
Liverpooli kishte mbështetur Slot në afatin kalimtar të transferimeve të verës së kaluar, duke sjellë emra të mëdhenj si Alexander Isak, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike.
Por sezoni i tyre në fund dështoi, me Reds që e mbyllën sezonin pa asnjë trofe për të treguar për përpjekjet e tyre.
Ndërkohë, Andoni Iraola mbete favoriti për t’u bërë trajneri i ri i Liverpoolit.
KosovaPress