Liverpooli i interesuar në yllin shqiptar
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

“Sport Bild” bën të ditur se anësori i Mainz, Brajan Gruda është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Bundesliga dhe nga jashtë Gjermanisë.

Liverpooli, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Aston Villa dhe Newcastle kanë shprehur interesim në Grudën, që me prejardhje është shqiptar, raporton KosovaPress.

Thuhet se një transferim i Grudës do të kushtojë plot 20 milionë euro.

Ky sezon ka qenë sezoni debutues i Grudës, por ai i ngriti performancat e tij me ardhjen e Bo Henriksen si trajner. Në sezonin e tij të parë, Gruda ka katër gola dhe tre asistime në 28 ndeshje dhe e ndihmoi Mainzin të mbijetojë në Bundesliga në ditën e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024