Futbollistët e Liverpool vazhdojnë serinë e fitoreve në Premier Ligë dhe qëndrojnë sigurt në vendin e parë. Arsenali ndjek në hap ekipin nga “Anfield” duke marrë tri pikë të vështira ndaj Wolves në udhëtim, duke luajtur me një futbollist më pak.
Skuadra e Arne Slot ishte dukshme më e mirë në përballje me Ipswich Town 3:0, duke arritur kështu fitoren e 16-të në sezonin e sivjetmë të garave në ligën më të fortë angleze në futboll, ndërsa për Ipswich Town kjo ishte humbja numër 13.
Goli i parë u shënua në minutën e 11-të përmes Dominik SzoboszlaiI pas asistimit të Konate. Ylli egjiptian Mohamed Salah ngriti epërsinë në 2:0 në minutën e 35-të pas asistimit të holandezit Cody Gakpo. Ky i fundit një minutë para përfundimit të pjesës së parë thelloi epërsinë prej 3:0.
Holandezi shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të katërtin për ‘të kuqtë’ në minutën e 66-të, pas asistimit të Arnold. Mysafirët golin e nderit e shënuan në minutën e 90të përmes Jacob Greaves, pas asistimit të Julio Enciso.Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, Bournemouth shkatërroi Nottingham Forest 5:0, Brighton pësoi si vendës nga Everton 0:1, Southampton pësoi para shikuesve të vet nga Newcaste United 1:3. Wolves pësoi si vendës nga Arsenal 0:1.
Ekipi i Mikel Arteta e pati mjaft të vështirë t’ia dalë në këtë ndeshje, por arriti tri pikë të rëndësishme në luftën për titull me golin e Riccardo Calafiori në minutën e 74-të. Skuadra nga “Emirates” nga minuta e 43-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Lewis-Skelly u ndëshkua me karton të kuq.