Liverpool kërkon "mrekullinë" ndaj PSG-së
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Liverpool kërkon "mrekullinë" ndaj PSG-së
Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka pranuar se skuadrës së tij do t'i duhet një performancë "shumë speciale" për të përmbysur disavantazhin prej 2-0 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League.
Pas një humbjeje zhgënjyese në Paris ku nuk regjistruan asnjë goditje në kuadrat, "The Reds" përballen me presionin e eliminimit për të dytin sezon radhazi nga kampionët francezë.
Slot theksoi se besimi vjen nga statistikat në shtëpi, duke vënë në dukje se në 36 nga 49 ndeshjet e fundit në Anfield, ekipi i tij ka shënuar dy ose më shumë gola.
Sipas raportimit nga Flashscore, presioni mbi teknikun holandez është rritur ndjeshëm pas eliminimit nga FA Cup dhe formës së dobët në Premier League, por Slot mbetet optimist për një kthesë të madhë.
"Ne e dimë se na duhet një performancë e jashtëzakonshme, por kjo është normale kur përballesh me kampionët e Europës," deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp.
Ai shtoi se çelësi do të jetë kontrolli i topit dhe agresiviteti që në start: "Duhet të ndryshojmë zotërimin e topit; nëse e kemi atë më shumë, kemi cilësinë për të kërcënuar. Një gol mund të ndryshojë të gjithë momentumin e ndeshjes”, u shpreh Slot.
KosovaPress