Liverpool dominoi United, por humbi dy pikë të mëdha në luftën për titull
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Në derbin më të madh të futbollit anglez, Manchester United dhe Liverpool luajtën 2:2 në “Old Trafford”, në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premier Ligës. Diaz (23) kaloi mysafirët në avantazh në mesin e pjesës së parë, kur mbeti i pambrojtur në zonë pas një goditjeje këndi. Bruno Fernandes (50) barazoi pas një gabimi të madh të Quansah. Ky i fundit e ktheu topin në mesin e fushës dhe ia dha drejt e në këmbë portugezit i cili pa që Kelleher nuk ishte në portën e tij dhe goditi rrjetën nga më shumë se 40 metra. United kaloi në epërsi me një gjuajtje fenomenale nga i riu Mainoo (67) në mesin e pjesës së dytë, dhe Salah (84 nga penalltia) shënoi për 2:2, pasi gjyqtari gjykoi se Wan-Bissaka ndaloi Elliott me një faull në zonën e penalltisë. Me këtë pikë Liverpool në vendin e dytë barazohet me Arsenalin kryesues - 71 pikë, një më shumë se Manchester City në vendin e tretë. United është i gjashti me 49 pikë, një më shumë se West Ham United në vendin e shtatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024