Liverpool dhe Man City i bashkohen Arsenalit për të nënshkruar sulmuesin “eksploziv”
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Liverpool dhe Man City i bashkohen Arsenalit për të nënshkruar sulmuesin “eksploziv”
Christian Kofane
09/04/2026 - 16:55
Linku u kopjua

Rivalët e Preimer Ligës Arsenal, Liverpool dhe Manchester City janë futur në një garë të fortë për transferimin e një sulmuesi të talentuar, përpara afatit kalimtar të verës.

Në qendër të gjithë kësaj është Christian Kofane, një sulmues adoleshent që po shndërrohet me shpejtësi në një nga talentet më të lakmuara në Evropë.

19-vjeçari ka shijuar një sezon të shkëlqyer te Bayer Leverkusen, duke regjistruar pesë gola dhe tre asiste pavarësisht ndeshjeve të pakta si titullar. Rritja e tij e shpejtë e ka tërhqur vëmendjen e klubeve kryesore në të gjithë Evropën, me shpejtësinë e tij shpërthyese dhe instinktet e mprehta sulmuese që e dallojnë atë si një yll të ardhshëm.

Liverpool ashtu edhe City kanë bërë kontakt për të eksploruar një marrëveshje të mundshme, duke sinjalizuar qëllimin e tyre për të konkurruar seriozisht për nënshkrimin e tij, që pritet të kushtojë mbi 60 milionë paund derisa pavarësisht konkurrencës në rritje, Arsenali mbetet një nga admiruesit më të përkushtuar të Christian Kofane.

Ndërkohë topçinjët ishin ndër të parët që identifikuan potencialin e tij, me ekipin e tyre të rekrutimit që u impresionua veçanërisht nga të dhënat e tij themelore dhe lëvizja e shpejtë e zhvillimit.

Interesi i ekipit të Arsenalit ka qenë i vazhdueshëm dhe ata e shohin Kofane-n si një lojtar që mund të zhvillohet në një figurë kyçe në planet e tyre afatgjata sulmuese. Me pasigurinë rreth të ardhmes së Gabriel Jesus dhe nevojën për më shumë thellësi në sulm, klubi po eksploron në mënyrë aktive mundësinë për të forcuar vijën e tyre sulmuese.

Kamerunasi Kofane aktualisht luan si sulmues për klubin e bundesligës, Bayer Leverkusen dhe për ekipin kombëtar të Kamerunit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026