Pjesa e parë në "Anfield" të Ligës së Kampionëve është mbyllur me avantazhin minimal 1-0 për Liverpoolin, duke barazuar kështu rezultatin e përgjithshëm të kësaj pjese në 1-1.
Ndeshja nisi me një dominim të qartë të të përzgjedhurve të Arne Slot, të cilët kontrolluan posedimin e topit (61%) dhe rrezikuan vazhdimisht portën kundërshtare përmes Salah dhe Wirtz. Goli i shumëpritur erdhi në minutën e 25-të, kur pas një rrëmuje në zonë nga goditja e këndit, Dominik Szoboszlai lëshoi një raketë të pandalshëm nga distanca që përfundoi në këndin e poshtëm të majtë të portës së Ugurcan Cakir.
Në anën tjetër Tottenham po udhëheq 1-0 kundër Atletico Madrid pas pjesës së parë me golin e Kolo Muani, duke mbajtur gjallë shpresat për përmbysjen e madhe pas humbjes 5-2 në Madrid. Londinezëve u duhen edhe të paktën dy gola në pjesën e dytë për të barazuar shifrat e përgjithshme.
Bayern Munich po e dominon edhe ndeshjen e kthimit ndaj Atalantës, duke mbajtur avantazhin e thellë pas fitores 6-1 në sfidën e parë. Pjesa e parë nisi me mjaft dramë, ku pas një rishikimi me VAR për prekje të topit me dorë, bavarezët fituan një penallti në minutën e 22-të. Ndonëse Harry Kane dështoi në tentativën e parë pas një pritjeje fantastike nga Marco Sportiello, arbitri Benoit Bastien ka urdhëruar përsëritjen e goditjes, duke i dhënë sulmuesit anglez një shans të dytë për të zhbllokuar rezultatin.